Një pjatë aziatike vegjetariane, por e pasur me proteina. Për më tepër, produktet mund t’i gjeni të gjitha në Prishtinë, në Meridian Express.
Çka ju nevojitet:
- 1 pako Noodles (gjeni të firmës Conimex)
- 1 paketim Tofu (gjeni të firmës Bjorg)
- 2 lugë gjelle Soja sos
- 1 lugë gjelle sheqer i kaftë
- ½ lugë gjelle piper i zi i bluar
- 2 lugë gjelle niseshte + 1 lugë e vogël niseshte
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 presh (i prerë në rrathë)
- 1 spec i kuq (i prerë)
- 2 thelpinj hudhër
- Copëza qepe të Conimex
Procedura e përgatitjes
I preni preshin, specin dhe hudhrën, përderisa i zini Conimex noodles sipas instruksioneve të pakos.
Tofunë e Bjorg e preni në kuba të vegjël dhe e mbështjellni me letër kuzhine për t’ia hequr lagështinë e tepërt. Pasi të teren, i përzini me 2 lugë të gjellës niseshte.
Ndërkohë, në një enë të vogël vendosni sosin e sojës, sheqerin, biber, 1 lugë të vogël niseshte dhe ¼ gotës ujë. I përzini për ta bërë masën homogjene.
Nxejeni tiganin dhe në të vendosni 2 lugë të gjellës vaj ulliri. Pastaj shtoni tofunë të cilën e fërgoni deri sa të marrë ngjyrën e artë duke e rrotulluar (6-8 minuta). Largoni tofunë e fërguar nga tigani dhe derdheni vajin e mbetur.
Në të njëjtin tigan të pastruar, shtoni 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe pasi të nxehet fërgoni hudhrën, preshin dhe specin e kuq për 5 minuta.
Shtoni tofunë e larguar sërish në tigan dhe përzijeni me perimet. Shtoni masën e fituar më herët nga sosi i sojës dhe vazhdoni përzierjen në tigan në nxehtësi për 2 minuta tjerë.
Noodlet e ziera dhe të kulluara i shtoni në këtë tigan dhe pas përzierjes i servoni.
Për dekor dhe për shije ekstra, shtoni copëza qepe nga Conimex.