Jeta

Rreth konsumimit të frutave tropikale, polentës dhe tërshërës

Është e padiskutueshme që prindërit gjithmonë mundohen ta bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre. Por, pas kërkimeve të shumta në internet lidhur me ushqimet e shëndetshme dhe të pasura me vitamina, minerale e fibra, nganjëherë përfundojmë duke e blerë një produkt të procesuar ose të importuar nga një vend i largët e me klimë krejtësisht ndryshe prej klimës sonë, e duke shpenzuar më shumë për një produkt që në fakt më shumë bën dëm nëse konsumohet shpesh.

Si shembullin kryesor për këtë e kemi bananen, mangon ose avokadon, të cilat çdo ditë iu jepen fëmijëve duke besuar se kjo gjë do të ketë dobi në shëndetin e tyre. Në librin “Me ushqim kundër kancerit” autorja Teuta Nikqi citon doktorë e studiues të shumtë (ndër ta edhe Micio Kushi) të cilët sugjerojnë që për të pasur një jetë të gjatë duhet të hamë ushqimin që e kanë konsumuar gjyshet tona – të hamë ushqim që rritet në tokën tonë me klimën që e kemi ne.

fruit-composed-of-heart-shaped-pas-layered-material_35-41770

FRUTAT

Duhet të konsumohen me masë dhe atë kryesisht të ziera dhe të thara gjatë vitit, kurse verës të freskëta. Në vendin tonë, në brezin e mesëm klimatik duhet t’i konsumojmë pemët të cilat rriten tek ne, e këto janë: mollët, dardhat, ftonjtë, kumbullat, qershitë, vishnjet, pjeshkat, kajsitë, dredhëzat, mjedrat, boronicat, rrushi, manaferrat, pjepri dhe shalqiri – kuptohet secila në sezonën e saj. Në klimën tonë është mirë t’i shmangemi apo t’i përdorim në sasi shumë të vogël pemët e brezit tropik si: bananja, portokalli, grejpfruti, ananasi, mango, papaja, hurmat, avokado, kokosi e kivi, të cilat kanë veti freskuese sepse i përshtaten një vendi me klimë shumë të nxehtë. Duhet pasur kujdes që pemët të konsumohen të freskëta atëherë kur e kanë sezonën dhe pas kësaj të konsumohen pemët e thata. Sidomos duhet pasur kujdes që mos të konsumohen dredhëzat artificiale gjatë vitit kur nuk e kanë kohën, sepse edhe këto rriten me kemikate dhe skuqen me hormone. Njësoj edhe bananet që rriten në brezin klimatik të mesëm si Italia që përveç se janë gjenetikisht të modifikuara, trajtohen me një sasi të madhe hormonesh për t’u pjekur aty ku nuk e kanë vendin e origjinës.

f037de88fc8975690a283c217518c40265500_f239a3a1be

FLUSKAT E TËRSHËRËS DHE POLENTA

Ndër shekuj ushqimi kryesor i shqiptarëve kanë qenë drithërat si: gruri, elbi, meli, tërshëra, misri dhe helda (hikërrori). Do të thotë këto drithëra rriten në tokat tona, me klimën tonë, prandaj është mirë që të ushqehemi me to dhe t’i ushqejmë edhe fëmijët tanë. Por, kushti kryesor është që të mos jenë të procesuara, e edhe më keq, gjenetikisht të modifikuara! Në ditët e sotme, në secilin dyqan ushqimor gjejmë fluska tërshëre, të cilat në fakt nuk janë aq të shëndetshme sa mendojmë. Për këtë arsye unë edhe më herët e kam shkruar një recetë ku e kam prezentuar tërshërën kokërr të pa procesuar, e cila është shumë më e shijshme dhe shëndetshme se sa ajo që përdoret si fluskë (flakes). Kliko këtu.

2017-10-20-10698826397
Tërshëra e pa procesuar

 

Polenta është një produkt ushqimor që sidomos muajt e fundit ka bërë bujë të madhe tek nënat. Polenta është në rregull të përdoret nëse në pako ka mbishkrimin se nuk është gjenetikisht e modifikuar dhe se është e prodhuar në proces bio, por edhe në këto raste rekomandohet të përdoret sa më pak. Në përgjithësi, polenta krijohet nga misri i verdhë, i cili përpos që në të shumtën e rasteve është i modifikuar, edhe në rastin më të mirë të mundshëm nuk përmban aq shumë fibra e vitamina sa misri i bardhë. Për fat të mirë, mielli i misrit të bardhë prodhohet në Kosovë dhe kemi në secilin treg/dyqan miell misri me kualitet të lartë e që blehet më  lirë se sa polenta. Kështu që për të përgatitur qull të misrit me fruta ose me kos për fëmijët, rekomandohet që në vend të polentës të përdoret mielli i misrit si opsion shumë më i shëndetshëm dhe më ekonomik.

different-vegetables

Gjithashtu, perimet sezonale siç janë domatja, speci, sallata e gjelbër dhe trangulli, rekomandohet që mos të përdoren gjatë vjeshtës dhe dimrit, duke qenë se janë artificiale. Këto mund t’i bleni gjatë pranverës/verës ato që rriten në kopsht e jo në serra, e nëse dëshironi t’i ruani për përdorim në gjella për muajt e ftohtë (domaten dhe specin), mund t’i ngrini ato. Domatet e kuqe që i shohim nëpër dyqanet tona, janë të gjitha me shumë hormone shtesë dhe të rritura në mënyrë artificiale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: