Jeta Rita's Health Line Shëndeti

Vetitë çudibërëse të Vajit të Aguliçes

Vajza, a e keni vërejtur ndonjëherë se sa të lidhura ngushtë janë gjendja e lëkurës sonë me balansin e hormoneve në organizmin tonë? Eh, mirësevini në botën e ngatërruar të femrave!

Do të flasim për vajin e aguliçes (Evening Primrose Oil), një lule e verdhë e lezetshme e cila jo vetëm do të na shërbejë që ne gjithmonë të dukemi bukur me lëkurë rrezatuese, por me përmbajtjen e saj me acide yndyrore esenciale për shëndetin tonë, do të na largojë edhe çrregullimet shëndetsore më të shpeshta që i kemi!

eveprimrose

Ky vaj nxjerret nga farat e lules me procesin e presimit në të ftohtë e më pas përdorimin si vaj për përdorim lokal si dhe në formë të kapsulave që gëlltiten. Në vitet 1930 është përdor për vetitë e tij shëruese tek trajtimi i lëkurës së thatë e kruajtëse ose në termin mjekësor që njihet si “eczema”, e që shkaktohet nga një kundërpërgjigje alergjike ndaj një ushqimi ose substance kimike dhe më së shpeshti nga parfumet dhe sapuni. Por, kjo nuk është e vetmja veti shëruese e saj, vaji i aguliçes ka një gamë të gjerë të efekteve terapeutike që i gjeni të sqaruara më poshtë:

  1. Hormonet

Të gjitha femrat preferohet të përdorin vajin e aguliçes për të trajtuar natyrshëm dhimbjet nga PMS (Sindromi Para-Menstual) dhe simptomat e tjera si fryerja, mbajtja e ujit, aknet, depresioni, nervozizmi, kokëdhembja – sipas studimeve klinike këto simptoma thuhet se mbarojnë pas përdorimit të këtij suplementi.

Sindromi ovarian policistik (PCOS) mund të jetë një nga problemet më të ndërlikuara dhe më të zakonshme hormonale nga i cili preken femrat në moshën riprodhuese. PCOS ndikon në fertilitet dhe ka implikime serioze shëndetësore, veçanërisht kur nuk trajtohet. Disa simptoma të PCOS përfshijnë ciklin menstrual të parregullt, shëndoshje, akne, gjakderdhje të tepërt menstruale dhe cista në vezore.

Këto probleme hormonale rregullohen me konsumim të acideve yndyrore esenciale që ndihmojnë prodhimin e hormoneve të balancuara, ndihmojnë në rritjen e mukusit të qafës së mitrës duke krijuar kështu një mjedis të shëndetshëm për konceptim, ndihmojnë të humbni peshë duke e ditur që konsumimi i yndyrave ngadalëson thithjen kështu që ne mund të durojmë më gjatë pa u ndjerë të uritur, edhe sigurisht kur dieta jonë përmbanë yndyrna të mira, trakti tretës do ta ketë punën shumë më të lehtë e pa probleme. Gjithashtu ndihmon shumë në lehtësimin e simptomave të menopauzës.

Për trajtimin e çrregullimeve hormonale, doza e rekomanduar është 1300 mg, duke filluar nga dita e parë e ciklit tuaj menstrual, deri në ovulim.

  1. Fertiliteti dhe Shtatzënia

Shkalla e infertilitetit vazhdon të rritet në mbarë botën. Shumë femra fajësojnë toksinat në botën tonë moderne duke ndotur trupin dhe duke kompromentuar funksione të çmuara, siç është pjelloria, shtatzënia dhe lindja e fëmijës.

Nivelet e larta të acideve yndyrore esenciale të pranishme në vajin e aglices kanë një efekt të drejtpërdrejtë edhe në qelizat e mitres, çka mundëson një tjetër përfitim nga ky vaj. Këto acide yndyrore esenciale shkaktojnë tkurrjen dhe relaksimin e muskujve te mitrës në përgatitje për shtatzëni.

Acidet yndyrore omega-6 ,omega -3 dhe GLA që gjenden në vajin e agulices janë të nevojshme për prodhimin dhe sintezën e prostaglandinës E. Prostaglandinat nuk janë hormone – në vend të kësaj, ato janë lajmëtaret që veprojnë në shumë qeliza të ndryshme në zona të ndryshme të trupit.

Shumë femra e përdorin vajin e aguliçe të mbrëmjes për të përgatitur qafën e mitrës për punë. Gjatë javëve të fundit të shtatzënisë, nëna mund të marrë kapsulat me vaj agulice me qëllim që të përgatisë qafën e mitrës per lindje. Mamitë e kanë përdorur aguliçen gjatë muajit të fundit të shtatzënisë për qindra vjet.

Këshillë për nënat e reja: lyeni barkun me vajin e agulices për të parandaluar formimin e strijave 😉

Për trajtimin e infertilitetit doza e rekomanduar është 500 mg vaj aguliçe – tri herë në ditë. Nëse nuk merrni rezultate pasi të keni provuar 1500 mg në ditë, konsultouni me gjinekologun per te dyfishuar dozën gjatë ciklit të ardhshëm.

  1. Lëkura

Edhe pse aknet ndonjëherë i kuptojmë si një fazë e çrregullimeve hormonale gjatë periudhës së adoleshencës, kur ato nuk llogariten më si “fazë” dhe fillojnë të shkaktojnë probleme serioze atëherë duhet trajtim. Kjo është veçanërisht e vërtetë për grate, sepse ato kalojnë nëpër periudha të shumta të luhatjeve hormonale, duke përfshirë ciklin menstrual dhe menopauzën.

Për të trajtuar aknet, ne duhet të trajtojme rrënjën e problemit – disbalanca hormonale. Asnjë trajtim me krema lokale nuk e bën këtë për ju, ato vetëm se trajtojnë ato puçrra ekzistuese që mund të lajmërohen prapë në një kohë të shkurtër. Vaji i aguliçes është top-trajtimi i këtyre rasteve, sepse ndihmon si fillim rregullimin e nivelit të hormoneve, e kështu e nxit elasticitetin e lëkurës, largon shenjat dhe pigmentet që mbesin nga aknet, parandalon rrudhat – për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit Gama linolenik (GLA), lehtëson irritimet e lëkurës etj., e të gjitha simptomat që shkaktohen nga sëmundjet e lëkurës p.sh eczema, psoriaza, dermatiti atopik.

263027-evening-primrose-oil-capsules

Për të përfituar nga kjo rekomandohet doza prej 1300 -1500 mg një kapsulë në mëngjes. Ju gjithashtu mund ta vendosni vajin në fytyrë direkt për përmirësimin e lëkurës.

  1. Rënia e flokëve

Ka shumë femra që luftojnë me rënien e flokëve, dhe nganjëherë mënyra më e mirë për të parandaluar këtë është dieta dhe shtesat ushqimore/suplementet. Hormonet tek të dy gjinitë pa përjashtim janë përgjegjës për shumë procese të trupit. Kur bëhet fjalë për flokë, hormonet luajnë një rol të rëndësishëm. Alopecia androgjenetike te femrat karakterizohet nga dobësimi i flokëve në pjesën e sipërme ose në qendër të kokës. Humbja e flokëve te femrat shkatohet në përgjithësi për shkak të niveleve të larta të stresit, një çekuilibër hormonesh, çrregullimet me gjëndrrën tiroide ose ekspozimit toksik.

Omega-6, omega -3 dhe GLA, në vajin e aguliçes mund të jetë mjaft efektiv në luftën kundër humbjes së flokëve.

Këshillohet të merrni kapsulat 500 mg dy herë në ditë, mirëpo duhet durim sepse rezultatet do të fillojnë të shihen në gjashtë deri në tetë javë.

Ju gjithashtu mund të shtoni vajin në shampon tuaj. Në një studim të kryer në Universitetin e Merilendit, 86 njerëz që po përjetonin humbje të flokëve masazhuan skalpët e tyre me vajra esenciale. Ata e bënë këtë të çdo dite për shtatë muaj dhe në fund, rezultati ishte fantastik në rritjen e konsiderueshme të flokëve.

da

E gjeni në të gjitha barnatoret.

Leave a Reply

%d bloggers like this: