Jeta Ushqimi

Kur nënat nuk ia dalin të gatuajnë shëndetshëm çdo ditë

Shtëpia, sado e vogël të jetë, kërkon shumë punë. Pluhurat, rrëmuja që e shkaktojnë fëmijët, rrobat e palara, rrobat e lara që duhet hekurosur… një mal me gjëra të cilat duhet t’i kryejmë brenda 24 orëve. E gjitha kjo është edhe më e vështirë se sa që thuhet, kur e kemi parasysh praninë e një fëmije (ose më shumë) që kërkon vëmendje gjatë gjithë kohës.

Për nënat që punojnë, e që nuk kanë vjehërr në shtëpi, në mesin e këtyre problemeve hyn edhe çështja e drekës. Me 8 orë në punë, vështirë t’ia arrish të gatuash mirë e shëndetshëm çdo ditë. Për këtë arsye unë drekën e nesërme e përgatis një natë më herët dhe e lë në frigorifer.

Sidoqoftë, ka pasur raste kur më ka zënë gjumi pa e përgatitur drekën dhe jam zgjuar të nesërmen para Qupit (rreth orës 06:00) për të zier bizele – Rrëfimet e jetës së një nëne!

Por, tashmë i kam rënë në fije edhe këtij problemi! Së paku një ditë në javë ia jap vetes pushim prej drekës dhe bashkë me Anikën shkojmë në Meridian Express në Arbëri. Aty e di se ha ushqim të shëndetshëm dhe të kontrolluar, pa pasur nevojë të lodhem fare.

Zakonisht porosis supë me karrotë dhe xhenxhefil për mua dhe Qupin, e pastaj e hamë pjatën kryesore varësisht prej disponimit. Herën e fundit porosita pulë me perimet: patat e, brokoli dhe speca e kungullesha, për t’i marrë të gjitha vitaminat dhe mineralet si në shpi!

Për më tepër, Meridian Express në Arbëri ka edhe këndin e lojërave për fëmijët, ku Qupi bën shokë e shoqe të reja sa herë që shkojmë aty, përderisa unë e Kastri pimë kafe të qetë.

Ja një ide se si të pushoni një ditë prej obligimit kryesor që e keni në shtëpi. Mund të më falenderoni më vonë :-).

Leave a Reply

%d bloggers like this: