Jeta Ushqimi

Mirëmëngjes!

Në shtëpinë tonë, besoj si në shumë familje tjera dhe ashtu siç rekomandohet, i kushtojmë shumë rëndësi mëngjesit. Mëngjesin mundohem ta përgatis të thjeshtë, por me shumë vlera ushqyese. Ushqimi më i mirë për këtë qëllim është veza dhe buka e pasur me drithëra dhe fara.

Në këtë fazë (+12muaj) rekomandohet që vezën ta kemi patjetër në menynë e fëmijës, pasi që proteinat që ajo i përmban janë të nevojshme për rritjen e fëmijës, si dhe është e pasur me vitamin A, D, E, K, B2, B6, B12, hekur, zink dhe selen. Gjithashtu, yndyra që veza e përmban njihet si ‘yndyrë e mirë’.

Mëngjes të mirë pa bukë të mirë nuk ka! Prandaj, ne e konsumojmë Bukën e Fitnessit nga Buka Bakery. Ky lloj i bukës përbëhet nga drithërat integrale (gjithashtu të pasura me vitamin B6), siç janë mielli i grurit, mielli i thekrës, misrit dhe 4 lloje të farave që janë burim i antioksidantëve dhe ndihmojnë sistemin e tretjes.

Vezët janë të fshatit, bukën e kam blerë në Meridian Express, por ka edhe në çdo pikë të Buka Bakery në Prishtinë. E pas mëngjesit na pret libri me tregime që na ka mbetur në gjysmë natën e kaluar, dëshirë e Anikës kjo! 🙂

P.S. as me vezë nuk bën të teprohet! Për fëmijët 18+ rekomandohet maksimumi 1 vezë në ditë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: