Jeta

2 rregulla për fëmijët që rrinë “urtë” gjatë ndërrimit të pelenës

Në tërë botën prindërit përballen me një sfidë të përbashkët – lufta me beben gjatë ndërrimit të pelenës. Kjo fazë fillon atëherë kur fëmijët mësohen të qëndrojnë ulur (rreth 6 muaj) dhe nëse nuk dini si ta menaxhoni, zgjatë deri kur ia hiqni pelenën përgjithmonë. Lufta e pelenës ndodhë kur bebja nuk dëshiron të rrijë shtrirë përderisa ju ia ndërroni pelenën, bën lëvizje gjatë tërë kohës dhe ka raste edhe kur fillon të qajë. E nënat thonë “edhe këtë mundim e patëm mangut!”.

Por, nëse nuk dëshironi që edhe ju të përjetoni këtë sfidë, duhet t’i ndiqni 2 rregulla kryesore:

1. Bëhu e vendosur!

Bëja me dije bebes tënde se sado që ai/ajo të lëvizë apo të qajë, nuk do të ngritet në këmbë deri sa ti ia vendos pelenën e pastër dhe ia vesh rrobat. Do të ketë refuzim 2-3 herët e para, por në këtë mënyrë do të mësohet me rutinën dhe nuk do të shkaktojë probleme më.

Kjo ka funksionuar për ne. Por, është edhe një rregull tjetër – metodë shumë efikase.

2. Jepja në dorë një lodër që ta hutojë

Para se ta shtrini për t’ia ndërruar pelenën, jepja një lodër që beba juaj e pëlqen. Kjo do ta hutojë dhe mbase as që do ta vërejë se është shtrirë dhe po ndërrohet.

Është e vështirë herat e para, por ti mund t’ia dalësh! 🤞😊

Pelenat Pingo

Leave a Reply

%d bloggers like this: