Jeta

Sa shpesh duhet t’i ndërrohet pelena bebes?

Është e vërtetë se për muajin e parë të bebes nuk ka rregulla sa i përket ndërrimit të pelenës. Në këtë periudhë beba urinon gati sa herë që pi, ndërsa edhe zorrët janë të ndjeshme dhe pelena e bebes suaj mund të kundërmojë më shpesh se që e keni menduar. Megjithatë, në muajt në vazhdim, organizmi i bebes suaj do të adaptohet me jetën jashtë barkut të nënës, e me këtë, edhe ndërrimit të pelenës do t’ia merrni dorën. 🙂

Në përgjithësi, bebet nuk kanë nevojë për ndërrim pelene më shpesh se çdo 3 orë gjatë ditës. Për natën, kjo gjë është pak më e komplikuar.

Mjekë dhe nëna të shumta në botë sugjerojnë që është më mirë fëmijës mos t’i ndërrohet pelena gjatë natës teksa beba juaj fle. Kjo do t’ia prishë gjumin, përderisa një sasi e vogël urine në pelenë nuk e dëmton. Ajo që bën më shumë dëm është ndërrimi i pelenës kur fëmija fle, pasi që i prishet rutina e gjumit. Me këtë, fëmija fiton shprehinë që të zgjohet nga gjumi në mes të natës, edhe atëherë kur nuk e lag pelenën.

Unë Qupit nuk ia ndërroj pelenën natën. Kuptohet, ka pasur raste kur e ka lagur më tepër dhe ia kam ndërruar, por kjo ka ndodhur 2-3 herë. Për më tepër kam pasur fat që kam zgjedhur pelenat PINGO, të cilat e mbajnë lagështinë për 12 orë! Prandaj, çështja e ndërrimit të pelenës nuk është problem për Anikën 🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: