Jeta

Kur kremërat nuk kryejnë punë

Unë nuk përdori asnjë krem për fytyrë dhe kjo është zgjedhja më e mirë për mua. Pse?

Për vite me radhë kam pasur problem për të gjetur një krem për të lyer fytyrën. Shumica prej tyre ishin shumë të yndyrshëm për mua, e të tjerët më bënin puçrra ose nuk kishin fare efekt. Vitet e mija të adoleshencës i kam kaluar me ten jo aq të mirë dhe ende mendoj se kam nevojë për kujdes intenziv në lëkurën e fytyrës. E kam shkruar edhe më heret se për trup e përdori qumështin e Pupës, por kujdesi ndaj fytyrës te unë është më i ndërlikuar.

Unë sot nuk përdori kremëra kur e di se deri tani nuk më kanë ndihmuar, ndërsa për maska nuk kam durim.

Kam vendosur që problemin e lëkurës ta zgjidh prej thelbit –  duke pirë mjaft ujë dhe duke konsumuar ushqime të pasura me vitamin E. Vitamina E rigjeneron lëkurën, e ushqen atë, si dhe ndikon edhe në përmirësimin e flokëve. Ndihmon në rregullimin e hormoneve tek femrat dhe në zbutjen e simptomave paramenstruale. Kohët e fundit kam vendosur që ta pij nga një pikë vitamin E në ditë, pasi që përmes ushqimit nuk e di saktë se sa mg vitaminë E po konsumoj, dhe e di se për lëkurën time më nevojitet një dozë e plotë ditore. Ky produkt që unë kam filluar ta përdori, mund të aplikohet në lëkurë si maskë, dhe të pihet 1 ml në ditë.

Ndërkaq, për të pastruar, freskuar dhe ushqyer lëkurën e fytyrës e përdori ujin e trëndafilit. Uji i trëndafilit aplikohet njësoj sikur toniku për fytyrë dhe mënyra më e mirë është të vendoset në pambuk, natën, pas largimit të grimit.

Kur kam filluar të përdori këtë produkt që tradicionalisht prodhohet prej trëndafilave të Bullgarisë, në tregun tonë nuk ka pasur fare në shitje. Sot, e gjejmë në barnatore tek ne si prodhim i Natures Aid, prandaj nuk kemi nevojë t’ia porosisim dikujt ‘prej jashtë’  🙄

Ky është opsioni që tek unë ka funksionuar si zëvendësim i kremit ideal.

Leave a Reply

%d bloggers like this: