Jeta

Të fillosh një vit të mbarë

 

Për Vitin e Ri, të gjithë urojmë një vit të mbarë, me suksese dhe dëshira të plotësuara, por në fund të vitit na bie ndër mend që në fakt nuk kemi realizuar as gjysmën e asaj që e kemi dëshiruar.

 

Në shumicën e rasteve kjo ndodh për shkak se e kemi lënë rrjedhën e jetës të na udhëheqë, kemi vendosur vetëm në bazë të dëshirave apo nevojave të familjarëve, miqve apo kolegëve tanë, dhe në fund kemi mbetur pa e realizuar një dëshirë apo plan që e kemi pasur qe sa kohë – ta zëmë se ke mbetur pa e mbajtur asnjë orë joga ose pillates edhe pse ke premtuar qysh prej fundit të vitit… para dy vjetësh :-). Mos të flasim për udhëtimet e ëndërruara e të pa realizuara për shkak se nuk ke pasur mjaftueshëm para, për çka je dashur të kursesh ashtu siç ke premtuar në fund të vitit të kaluar, por nuk ke mundur të kursesh ngase je dashur ta blesh një rrobalarëse të re, t’i japësh vëllaut borxh, të kanë dalur edhe 20 shpenzime të papritura, shumicën prej të cilave ke mundur mos t’i bësh, e në fund ke mbetur pa plan, pa para, dhe totalisht e dërmuar nga të gjitha aktivitetet. Mos të flasim për kujdesin ndaj fëmijës/fëmijëve që është një punë me orar 24/7.

Ky vit mund të jetë viti yt, me vetëm pak më shumë organizim dhe planifikim.

  • Fillo të kursesh. Çdo ditë nga pak, çdo muaj nga pak. Kështu do ta fitosh shprehinë e të kursyerit dhe do të kursesh çdo herë e më shumë!
  • Pavarësisht përvojave të kaluara, këtë vit mos mbaj inat. Inati të mbush me energji negative dhe nuk të lë të përparosh, njerëzit e suksesshëm inatin e mbajnë vetëm për arritjet personale, jo në raport me të tjerët. 
  • Krijo paqe me vetveten. Pranoje veten kështu si je dhe duaje veten për këtë që je!
  • Mos u mundo t’i ndryshosh njerëzit. Ndryshimi vjen nga brenda. Nëse të pengon sjellja e dikujt, më mirë largoje atë person nga vetja, ose mundohu ta arsyetosh me logjikë sjelljen e tij/saj. 
  • Sidoqoftë, mos kalo kohë me njerëz që të bëjnë të ndjehesh keq.
  • Bëje një listë me planin vjetor tëndin dhe mundohu që ta përmbushësh deri në fund. 
  • Bëj udhëtime, provo gjëra të reja, ndryshoje rutinën. Në fund, këto gjëra do t’i mbash në mend.
  • Bëj shumë fotografi. Pas disa vjetësh, përpos kujtimeve, do të mbesin edhe fotografitë për t’i kujtuar momentet që i ke kaluat në 2018-tën.
  • Kalo kohë me njerëzit që i do
  • Mos bëj asgjë nën presion 
  • Beso në një të ardhme më të bukur dhe puno drejt realizimit të ëndrrave prej tani! 

Dhe e fundit: qëndro para rrezeve të Diellit! Qofshin edhe rreze të janarit të ftohtë, Dielli ta përmirëson disponimin padyshim!

 




Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: