Jeta

Dobitë e melit (+receta)

Besoj se të gjithëve na kujtohet vjersha në Abetare: “…ciu ciu harabel, kam ca bukë e kam ca mel”. Pra, meli nuk është një ushqim i panjohur për ne, por  megjithatë e përdorim mjaft rrallë.

Meli është një drith që nuk përmban gluten dhe është ndër ushqimet e pakta që nuk i ushqen kërpudhat në organizëm (pra ndihmon në luftimin e tyre), përmban vitamin B, hekur, kalcium, magnez dhe zink.

Mbron zemrën, lufton qelizat kancerogjene, parandalon diabetin dhe astmën, ndihmon sistemin e tretjes, mbron eshtrat dhe qelizat nervore, shërben si detoks për organizëm. Prandaj ia vlen të konsumohet nga e gjithë familja, si një pjatë ekstra e shëndetshme.

image-0-02-05-79231c8e07d47f8a25d2d552507a3c5188c4f4e86423d2d23791f1bbe59d7d0d-v-01-011240734110.jpeg

Meli është opsion perfekt për mëngjes, për drekë (e vendos në supë në vend të fideve që me të vërtetë janë të mbivlerësuara), për sallatë në vend të kuskusit ose bollgurit, si dhe për darkë vetëm i zier sikur pilaf. Unë madje e përdori edhe si desert për Anikën: e ziej melin dhe e bluaj në blender; ia shtoj pak pure të mollës/bananes ose ndonjë fruti tjetër, pak kanellë dhe mjaltë… dhe masa që fitohet bëhet sikur puding 😋

Si zihet meli?

image-0-02-05-bb5b0ababc9b1a52d32f508199e792c875019f8be2604843a84556af38c6f236-v-01-011128249584.jpeg

Meli zihet gati në të njëjtën mënyrë sikur orizi i bardhë. Proporcioni është përafërsisht 1 gotë me mel dhe 2.5 gota ujë. Në temperaturë të lartë deri në valën e parë, pastaj ulet temperatura dhe mbyllet tenxherja me kapak. Përafërsisht për 20 minuta uji do të shteret dhe kokrrat do të bëhen të buta. Nëse doni ta përdorni për fëmijë +6muaj, është mirë që të shtypet në blender sa është i nxehtë sepse shtypet më mirë. Kësaj mase mund t’i shtoni çfarëdo peme ose perime të shtypura.

image-0-02-05-122965e6210027c30b7742df9d55ecc61f2431d8dd6f0dbe6ddcf8ce22b56971-v-01-011391501104.jpeg

Për të rritur përdoret ashtu i zier në supa, sallata, ose si pjatë e vetme me pak vaj ulliri ose gjalpë, kripë dhe jogurt ose kos (nëse e pëlqeni).

 

Ju bëftë mirë!

1 comment

Leave a Reply

%d bloggers like this: