Jeta

Për nënën dhe beben!

Shkrim për prindërit që jetojnë në Gjermani, ose që kanë të afërm atje.

Koncepti i produkteve, linjave të modës ose edhe ofrimit shërbimeve për nëna dhe fëmijë, më duken prej gjërave më të bukura dhe më efikase, pasi që në një vend i kryen dy punë!

Një prej këtyre bizneseve është barnatorja Apotheke in Haarzopf, që ndodhet në  Essen të Gjermanisë (afër Dusseldorfit). Prej kësaj kompanie njoha Vildanen, e cila është e angazhuar pikërisht në ofrimin e produkteve për nënat dhe bebet e tyre, dhe për më tepër është një grua shqiptare e suksesshme në Gjermani, ku e drejton këtë barnatore.

Vildanja ma dërgoi një multivitamin për Anikën, i cili përbëhet më së shumti nga vitamina D, por ka përmbajtje edhe të vitaminës C, zinkut dhe selenit. Unë mundohem që Qupin ta ushqej vetëm me gjëra që kanë vlera ushqyese, vitamina e minerale, por nganjëherë fëmijës i bjen imuniteti dhe duhet t’i ndihmosh me vitamina ekstra. Për më tepër, prej vjeshtës e deri në pranverë, vitamina D rekomandohet edhe tek të rriturit!

Produkte tjera që mund të gjeni në këtë barnatore super të lezeçme janë vajërat për banjo dhe kremërat e ndryshme për beben. Ajo që më pëlqeu është se kremërat nuk kishin shumë aromë të koncentruar – sa më pak aromë aq më pak kemikale, prandaj këto produkte i cilësoj si të sigurta për beben time.


Linja “Mama & Ich” (Nëna dhe Unë) e brendit gjerman Hildegard Braukmann është absolutisht fantastike! Edhe këtë linjë, prej së cilës mund të përdoret produkti i njëjtë si te nëna ashtu edhe tek fëmija, mund ta gjeni në Apotheke in Haarzopf.


Atëherë prindër, ju që jetoni në afërsi të Apotheke in Haarzopf dhe ju që keni të afërm atje, bëni gati listat me produktet që i dëshironi. Po ta takoni Vildanen, i bëni të fala prej meje… ajo është e mrekullueshme!

Leave a Reply

%d bloggers like this: