Lista ime e dëshirave për vitin e ri mund të jetë çuditshme për ato që nuk janë nëna, por nënat e kuptojnë shumë mirë se kjo listë është aq reale dhe e komplikuar, sa që nuk mjafton vetëm një babadimër për t’i plotësuar të gjitha!!
Lista e dëshirave të mija për 2018:
- Kur e shohin tjerët Qupin për herë të parë, të mos mendojnë se është djalë 👶
- Të mos presin nga Qupi t’ju qeshet menjëherë (e di që është e ‘mrrolshme’ flm për komplimentin!)😩
- Qupi të flejë natën 10 orë 🌒
- Qupi të mos zgjohet sa herë që unë e Kastri mendojmë se ‘mbetëm vetëm’💏
- Pelenat të jenë në zbritje më shpesh🛒💸
- Anika ta kuptojë se unë nuk jam fabrikë e çokollatave… as e lodrave 🍫🤹♀️
- “Kënga” për Qenin Bubi të fshihet nga Youtube përgjithmonë, bashkë me të gjitha këngët e stilit tallava-për-fëmijë 🔇
- Ta pi një herë kafen e nxehtë
- Të hyj në tualet pa Anikën, vetëm një herë të paktën 🛀🚽
- Të mos ketë panik për fruthin😷
- Ta kuptojmë një herë e përgjithmonë se a kanë lidhje vaksinat me autizmin💉
- Qupi ta kuptojë se edhe kur e qortoj e dua shumë 👩👧❤
- Ta gjej një çorape që i ka humbur qe sa kohë👸
- Ta gjej në market avokadon perfekte (pak e butë por ngjyrën e ndezur)🥑
- Kur dal për shopping, mos të blej vetëm gjëra për Qupin👗🛍
- Të jemi shëndetplotë dhe të gëzuar🙆♀️