Jeta

Dhuratat kreative tregojnë më shumë përkushtim

Të marrim dhurata kemi dëshirë të gjithë! Mua më pëlqen edhe të dhuroj, posaçërisht gjëra që tregojnë më shumë kujdes dhe kreativitet.

Kur është fjala për dhuratë për lindjen e bebes, të gjithë e kemi më të lehtë të dhurojmë para se sa një dhuratë. Kjo, sepse për dhuratë kërkohet më shumë kohë, kreativitet dhe mund! Prandaj unë kohët e fundit jam kundër dhurimit të parave, pasi që mund të dhurojmë diçka tjetër me të cilën shprehim më shumë përkushtim dhe dashuri!

Një ide kreative që po praktikohet posaçërisht vitet e fundit, janë shportat dhe kutitë me produkte.

 

img-thing

Këto shporta apo kuti, mund t’i përgatisësh vetë, por para se t’ia fillosh duhet ta dish se duhet të gjesh shportën ose kutinë e madhësisë së duhur, me pamjen e duhur. E pastaj vjen pjesa edhe më e vështirë – mbushja e saj me produkte. Nuk dëshiron të duket e thatë, e në të njëjtën kohë nuk guxon ta stërngarkosh… pra, kjo është një dhuratë shumë e bukur dhe me shumë domethënie, por të nevojitet shumë kohë, shumë sens për dekorim, dhe përfundimisht SHUMË para!

Për këtë arsye, ekzistojnë edhe kutitë e gatshme të dhuratave – shpëtim i vërtetë:

20171228_085251-011446516157.jpeg

Nëse dëshironi që të bëni një dhuratë kreative për Vitin e Ri të parë për bebet e vogla që i keni në familje, ose dhuratë për lindjen e bebes, atëherë mund të porositni kutinë Hello Baby Box. Është një risi në tregun tonë dhe është prej ideve më të veçanta që kemi pasur në këtë fushë – prandaj kam vendosur ta ndaj me ju në blog! Kjo është një kuti e llojit të kutive ose shportave me gjërat esenciale për beben që i shohim në internet. E mira e saj është që po ta porositni, do t’ju vie brenda ditës – pasi që tashmë Hello Baby Box e keni në Kosovë.

Kjo kuti, përpos pamjes shumë simpatike, përmban gjërat esenciale të materialit 100% pambuk për beben. Unë u dashurova në to prej shikimit dhe prekjes së parë!

Kutia që pranova është e madhësisë mesatare dhe quhet The Bundle of Joy.

Gjërat që Bundle of Joy i përmban janë:

1 pelenë, 1 përparëse, 3 faculeta, 2 benkica, 1 shpihoze, 1 kapelë dhe 1 palë doreza.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: