Jeta

Si e zgjodhëm problemin e pelenave

Ndër problemet shekullore të nënave në botë, është çështja e pelenës së bebes. Asnjëherë nuk e kam menduar se jashtëqitja e një bebe aq simpatike dhe të vogël mund të bëhet hall i madh (me erë të tmerrshme gjithashtu😂).

Pyetja më e shpeshtë e nënave nëpër grupet TONA në rrjetet sociale ka të bëjë me llojin e pelenave të bebes. Disa lloje krijojnë alergji, te tjerat nuk e mbajnë lagështinë… e në fund e gjejmë veten duke i blerë 5 lloje të ndryshme pakosh (njëra më shtrenjtë se tjetra) dhe mbesim duke krahasuar pelena. Prandaj aftësitë e mija sociale janë zëvendësuar me aftësinë e dallimit të pelenave kualitative… epo të paktën një aftësi e kam!

Prej lindjes së Anikës, duke mos e ditur se çfarë sfide po na pret, kemi filluar me brendin botëror të pelenave, por fatkeqësisht këtë brend e ndërruam menjëherë. Duket se kualiteti që shitet tek ne dallon shumë nga ai botëror. Pastaj vazhduam me një lloj tjetër, i cili doli më i mirë se i pari, por nganjëherë këto pelena kundërmojnë një erë sikur plastikë, sapo të hapet pakoja! 

Kërkoja një brend me kualitet të certifikuar, material të sigurt për lëkurën e Qupit tim dhe ekonomike për xhepin tim. Vështirë t’i gjesh të gjithat, por me këmbënguljen time më në fund “rashë” në pelenat ideale, PINGO nga Zvicra. 

Në fillim kur dëgjova për pelenat PINGO isha skeptike, ngase nuk e njihja brendin. Nuk dëshiroja të bëj eksperiment sërish me pelena të Anikës, prandaj hezitova t’ia blej. Por, pas një kohe prapë se prapë vendosa t’ia provoj këto pelena. 

Pas pelenës së parë Pingo, e kam ditur se më nuk do të kem nevojë t’ia ndërroj brendin, e gjithashtu nuk do të kem nevojë t’ia ndërroj pelenën gjatë natës. Anikës iu përshtatën shumë mirë këto pelena, lagështinë e thithin mirë dhe unë iu besoj ngase është kualitet zviceran. Tash e di se po e blej një produkt direkt nga Zvicra, e jo një brend botëror që mund të prodhohet edhe fals te ne. 

Për ju që e keni të njëjtin problem si ne dhe për ju që do të bëheni së shpejti prindër, mos u lodhni si unë duke testuar pelena, por blejeni menjëherë Pingon dhe  mos dyshoni në kualitetin që kanë. Konsiderojeni këtë si një këshillë të vogël prej meje për ju!

1 comment

Leave a Reply

%d bloggers like this: