Më poshtë gjeni recetën për Gingerbread, kekun me xhenxhefil. Këtë recetë mua ma tregoi Lena nga Suedia, e unë po e ndaj me ju, të përshtatur me produktet që i gjeni në Kosovë. Në Suedi, këto forma i vizatojnë me ngjyrues për ushqim, por unë atë ditë që i përgatita nuk gjeta ngjyrë ushqimi askund, prandaj i dekorova vetëm me sheqer pluhur. Shija ishte njëjtë e mrekullueshme 🙂
Përbërësit e kësaj recete janë:
1 gotë sheqer
1/2 e gotës shurup i lehtë ose shurup i ëmbël (Agave Light Syrup është risi në tregun tonë, unë gjeta në Meridian Express.)
1/2 e gotës ujë
125 g gjalpë
1 lugë gjelle kanellë
1/2 lugë gjelle kardemom i bluar
1/2 lugë gjelle karafil i bluar
1/2 lugë gjelle xhenxhenfil i bluar
1/2 lugë gjelle sodë bikarboni
7 gota miell + extra kur e tëhollon brumin
Mënyra e përgatitjes
1. Vendosni sheqerin, shurupin dhe ujin në një tigan. I vloni dhe e largoni prej pllakës.
2. Ndani gjalpën dhe vendoseni në një tas së bashku me erëzat (xhenxhefil, kanellë, karafil). Hidhni përzierjen e sheqerit të nxehtë dhe e përzieni derisa të shkrihet gjalpi. Lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës.
3. Përzieni miellin me sodën bikarboni dhe e vendosni në brumin tjetër. Masa bëhet mjaft e butë. Punoni brumin me një pirun druri ose plastike. Lëreni brumin në frigorifer, të mbuluar ose të vënë në një qese plastike, 1-2 ditë para pjekjes.