Jeta

Filmat më të mirë për festat e fundvitit

Atmosfera e fundvitit, gjithmonë bëhet edhe më e mirë kur jemi nën batanije duke e shikuar një film të bukur me familje. Më poshtë gjeni një listë me filmat që sipas meje ia vlen t’i shikoni (ose rishikoni) gjatë ditëve të fundit të 2017-tës.

*Vërejtje: në listë nuk gjendet filmi me Grinchin 😂


T’i shikoni bashkë me fëmijët:


Klasikët e Disneyt 

Si fëmijë, të gjithë e shikonim kanalin gjerman Super RTL. Aty, për fundvit shfaqej maratonë e filmave të vizatuar të Mickey Mouse dhe shokëve të tij për festa. Ky më ka mbetur në mendje si një prej kujtimeve më të mira: të shikosh Disney tërë ditën, pa pasur asnjë hall  – kjo është e mira e fëmijërisë!

Elf


Komedia romantike ‘Elf’ flet për një njeri i cili është në kërkim të identitetit të tij, në një botë ku babadimri dhe elfët ekzistojnë. Ky film ia vlen të shikohet me tërë familjen.

    
Home Alone


Të gjithë e kemi parë së paku një herë filmin për djaloshin mistrec që mbetet i vetëm në shtëpi për festë. Epo, ky film ia vlen të rishikohet në këtë kohë, pasi që Kevini është aq simpatik, sa që çdo herë që e shikon gjen një detaj të ri në këtë film të prodhuar më 1990!
   
Polar Express


“Beso” është motoja e këtij filmi të animuar që flet për trenin e Polit të Veriut, i cili i përzgjedh fëmijët më të veçantë për ta parë Babadimrin. Unë sivjet e pashë për herë të parë ‘Polar express’ dhe më pëlqeu mesazhi që përçonte: mrekullitë ndodhin, vetëm duhet të BESOSH!
    

T’i shikoni kur flejnë fëmijët:


The Holiday

‘The Holiday’ për mua është komedia romantike më e bukur për festa! Me një përzgjedhje të aktorëve ndër më të mirët në Hollywood, me situata komike dhe përplot emocion, ndjenja e ngohtësisë së festave vjen në shtëpinë tënde përmes The Holiday.
   
Love Actually


Një tjetër përzgjedhje perfekte e aktorëve (kryesisht britanik) sjell rrëfimin e storieve të ndryshme që e kanë një të përbashkët – shpirtin festiv! Ky film është shndërruar në ikonë të filmave romantik. Ia vlen ta shikoni pasi që t’i ketë marrë gjumi fëmijët e juaj. E nëse e keni parë, ta rishikoni!
    
New Year’s Eve


 Histori të ndryshme rrëfehen në këtë film. Natën e Vitit të Ri secili e pret ndryshe prej tjetrit. Por, emocionin e Vitit të Ri e ndjen njëjtë secili prej protagonistëve të këtij filmi. E kjo ndjenjë është përcjellë edhe tek unë kur e kam parë filmin ‘New Year’s Eve’, prandaj gjendet në këtë listë 🙂
(Ri)shikim të këndshëm!

Leave a Reply

%d bloggers like this: