Festat e fundvitit veç po afrohen, e detajet festive në qytet dhe në shtëpinë tonë s’kanë të ndalur. Qupi gëzohet sa herë sheh ndonjë dritë ose detaj tjetër festash në qytet, edhe këtu më ka ngjarë mua! 🙂
Kur kam qenë e vogël, më kujtohet se stolitë e bredhit kryesisht i blenin jashtë Prishtinës. Sot, për fat të Qupit, mund t’i gjejmë të gjitha në JUMBO!
Sivjet, bredhin e stolisëm pak me stolitë e mija të fëmijërisë, e më shumë me stolitë që i morëm në Jumbo dhe u arrit pamja që e dëshironim.
Topat ishin ekstra, por më tē veçantat janë këto figura nga druri:
Rëndësi i kushtuam edhe pjesës tjetër të dhomës. Këtë qiri në mes të një ene qelqi, e dekorova vetë me materialin që e mora në Jumbo.
E të tjerat i gjeta të gatshme.
Kafen turke në mëngjesin e vikendit e shijova në filxhanët festiv, me keksa në forma të bredhit, të babadimrit dhe të Gingerbread man.
Dhe për fund, bredhi!