Jeta

Gjërat që nuk ju duhen për beben

Prindërit, e në veçanti ata që bëhen për herë të parë, muajt e fundit të shtatëzënisë i kalojnë duke blerë produkte të shumta për beben e tyre. Kjo kërkon shpenzim të një shume të konsiderueshme parash, pa e menduar se shumica e produkteve thjeshtë janë krijuar për t’u shitur – e jo për t’iu ndihmuar vërtetë prindërve/bebeve.

Me shumicën nga këto produkte të panevojshme vetë jemi “mashtruar” dhe i kemi blerë, prandaj, më poshtë gjeni një listë me gjërat që ju NUK keni nevojë t’i bleni për fëmijën tuaj:

sleeppositioner-300x200

  • Jastëku që nuk e lejon ndërrimin e pozicionit të bebes

nintchdbpict0000006348171

Shitja e këtyre jastëkëve në shumë shtete të SHBA dhe në Britani të Madhe është ndaluar, për shkak se deri tani janë regjistruar 12 vdekje të foshnjave si pasojë e përdorimit të tyre. Në këto raste aksidenti ka ndodhur për shkak se foshnja ia ka dalur të kthehet përmbys, por pjesët e jastëkut pastaj ia kanë pamundësuar foshnjës të lëvizë më tutje dhe foshnja ka ngecur në mes të dy pjesëve të jastëkut, duke mbetur pa frymë.
Ne Anikës ia kemi blerë dhe përdorur këtë jastëk, por a do t’ia përdor fëmijës së dytë? Pas leximit të artikujve për Vdekjet e Papritura të Foshnjeve (SIDS), JO!

 

  • Termometri për banjë

HTB167p8LpXXXXcDXFXXq6xXFXXXP

Në kohën kur ne ishim fëmijë, nënat dhe gjyshet tona e matnin temperaturën e ujit të banjës me bërryl. Sot po sugjerohet që të matet temperatura e saktë me termometër. Për mua dhe për shumë nëna në botë kjo është e panevojshme, për shkak se edhe me pjesën e bërrylit vërehet shumë mirë se kur është uji i vakët/duhur për ta larë foshnjën.
Edhe këtë gabim e kam bërë me Anikën, duke e blerë një pajisje të panevojshme.

 

  • Makina për zierje me avull dhe bluarje të ushqimit

54816

Për Anikën e kam përdorur një makinë të tillë dhe më duhej ta sterilizoja atë çdo 5 ditë duke e lënë të zihet vetëm me uthull molle dhe ujë, e pastaj duhej ta shpëlaja mire dhe të zieja vetëm ujë edhe 3 herë tjera për shkak të uthullës. Pra më shumë mundim se sa lehtësim! Në tregun tonë, një makinë vetëm për ushqim të foshnjës që në një anë e zien në avull ushqimin e në anën tjetër e bluan, kushton rreth 150.00 EUR. E gjitha që mund të bësh për t’ia zier në avull fëmijës ushqimin është të blesh një shportë metalike për të zier ushqimin e cila vendoset në madhësi të ndryshme të tenxhereve, që tek ne kushton 15.00 EUR në shumicën e dyqaneve të kuzhinës, si dhe të kesh një BLENDER (gjë e cila gjendet në pothuajse të gjitha shtëpitë, por edhe nëse nuk e keni mund ta bleni me 20.00 EUR).

 

  • Këpucë për foshnje 0-6 muaj

51vDD1aH35L

Nëse jeni fashionista, atëherë kuptohet. Por nëse nuk keni ndonjë pasion të theksuar për modën, blerja e këpucëve “me stil” për foshnjën është krejtësisht e panevojshme. E njëjta vlenë për rroba të shtrenjta dhe të bukura (që nuk e kanë materialin pambuk) për foshnjën tuaj. Në këtë kohë rritet shpejt, rrobat duhet t’ia ndërrosh shpesh për shkak të të vjellurave dhe e tëra që i nevojitet foshnjës suaj është të ketë material të butë dhe anti-alergjik (që në fakt kushton më lirë se sa fustanet e bukura e të parehatshme).

 

  • Sterilizues për shishe

 

How-to-Sterilize-Baby-Bottles-Picture-1

Para se t’i vendosësh në sterilizues, shishet duhet t’i lash së pari, e pastaj t’i lësh edhe 15 minuta për sterilizim në makinë. Po aq kohë nevojitet për t’i zier shishet në një tenxhere me ujë, mbi shporet – që është njësoj sterilizim. Për më tepër, pasi të kryhet zierja, tenxheren e lan shumë lehtë, ndërkaq me makinën për sterilizim duhet të kesh shumë kujdes gjatë pastrimit! Do të thotë sterilizimin mund ta kryeni vetëm me ujë, një tenxhere dhe një pllakë të shporetit. Sterilizuesi është i nevojshëm vetëm nëse e ushqeni foshnjën vetëm me formulë dhe do të shkoni larg shtëpisë për një kohë të gjatë në një vend (p.sh. hotel) ku nuk keni shporet dhe tenxhere. A ju duhen më shumë arsye pse të mos e bleni këtë pajisje?

 

  • Set për shtratin e bebes

852e4fc8f6049b222c6503c43f6155d7--nursery-stripes-aqua-nursery

Një nga produktet që cilësohet si i rrezikshëm për shkaktimin e ngulfatjes së foshnjes në gjum, është seti me shpuza anësore të krevatit të bebes. Për këtë arsye unë shtratin e Anikës e kam lënë pa shtresa anësore, edhe pse e di qe me ato shtresa shtrati duket shumë më bukur. Por, në këtë mënyrë unë kam kursyer para dhe e kam siguruar veten të fle rehat gjatë natës, pa frikën se Qupit mund t’i zihet fryma në gjumë (larg qoftë!).

Këto janë për mendimin tim dhe sipas përvojës sime produktet që nuk duhet t’i bleni për foshnjën e juaj. Nëse keni edhe ju produkte tjera në këtë listë, komentoni në mënyrë që t’iu ndihmojmë nënave të reja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: