Jeta Shëndeti

Smoothie me frutin e jetës!

Në shtëpinë tonë kemi filluar të konsumojmë Goji Berry (përkthim në gjuhën shqipe nuk gjeta, por besoj se mund t’i referohemi vetëm si frutat Goji), për shkak të dobive që sjell në organizëm si tek të rriturit ashtu edhe te fëmijët.

Në Kinë dhe në përgjithësi vendet aziatike, ky frut konsumohet tradicionalisht si ushqim që ndikon në zgjatjen e jetës, shtyen plakjen dhe ndihmon në mbajtjen e një organizmi të shëndetshëm. Prandaj quhet edhe frut i jetëgjatësisë.

Studimet e mëvona kanë konstatuar se frutat Goji ndihmojnë edhe në luftimin e gripit sezonal, për shkak se janë të pasura me vitamin C, vitamin A, kalcium, kalium, hekur dhe selen.

 

 

Ndër dobitë kryesore të këtij fruti janë: përmirëson shikimin, forcon imunitetin, mbron mëlçinë, i pasur me antioksidante, ndalon inflamacionin në organizëm dhe mund të zvogëlojë dëmtimet që pëson lëkura e njeriut nga marrja e rrezeve UV nga dielli.

Megjithatë ekzistojnë disa raste kur frutat Goji duhet të konsumohen pas konsultimit me mjekun tuaj, ose të evitohen krejtësisht.

Efektet e mundshme anësore

  • Gjatë gjidhënies dhe shtatzënisë nuk merret për shkak se mund të shkaktojë komplikime tek foshnja.
  • Personat alergjik në pjeshka, domate dhe lajthi mund të jenë alergjik edhe në Goji berries
  • Zbret tensionin dhe nivelin e sheqerit në gjak, prandaj nëse këto i keni të ulëta dhe përdorni medikamente, më mirë të mos konsumoni goji berries.

 Si të përdorim frutat Goji


Frutat Goji përdoren njësoj sikurse rrushi i thatë. Mund të konsumohet si frut i thatë me lajthi dhe arra, si dhe mund të zbutet për 10 minuta në ujë të vakët dhe me to të përgatitet smoothie. Unë i shtoj çfarëdo fruti tjetër që kam në shtëpi, fara, jogurt dhe ndonjë drith… shija është e mrekullueshme. Njësoj e pëlqen edhe Qupi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: