Jeta Shëndeti

Rëndësia e Omega 3 tek fëmijët

Më kujtohet që në fëmijëri, prindërit na jepnin mua dhe motrës të pimë çdo ditë nga një lugë vaj peshku. Unë nuk e dija se çfarë dobi do të kem nga kjo, por isha mësuar me këtë shprehi. Kur u bëra vetë nënë, fillova të interesohem përse nevojitet vaji i peshkut tek fëmijët dhe kur mund të fillojë edhe Anika të konsumojë këtë vaj. Informacioni që gjeta, e shpëtoi imunitetin e Anikës:

  • Vaji i mëlçisë së merlucit (Omega 3) ndikon në formimin e shëndetshëm të kockave te fëmijët dhe mirëmbajtjen e tyre.
  • Parandalon sëmundjet koronare
  • Forcon imunitetin
  • Përforcon aftësitë mendore konjitive
  • Lehtëson alergjitë dhe astmën
  • Parandalon shumë lloje të kancerit

Këto janë vetëm disa nga dobitë më të rëndësishme të vajit të mëlçisë së merlucit tek fëmijët. Ajo që më shtyri edhe më shumë t’ia jap Anikës këtë vaj, është se burimi kryesor i Omega 3 është peshku i detit, e në Kosovë kemi shumë pak peshk te freskët të detit në treg. Kështu që vaji i mëlçisë së merlucit, që tani është në shitje edhe në barnatoret tona, është zgjidhja më e mirë për ne.

A e keni ditur se në Angli dhe në shtetet skandinave, ky vaj ju jepet fëmijëve çdo ditë, pavarësisht se a është dimër apo verë? Madje, doktorët dhe nutricionistët e këtyre vendeve sugjerojnë që Omega 3 të konsumohet në çdo stinë (unë kam menduar që konsumohet vetëm gjatë dimrit).

Unë Anikës kam filluar t’ia shtoj nga 5 ml në smoothie çdo mëngjes dhe e pi pa problem. E mira e këtij produkti, është që përmban edhe vitaminën A dhe D. Kjo përmbajtje nuk është zëvendësim i suplementeve që ia jepni fëmijës suaj – Anika gjatë ditës merr edhe vitamin D shtesë, pasi që përmbajtja e vitaminave në vajin e mëlçisë së merlucit ka aq njësi sa i duhet organizmit për ta mbajtur nivelin e duhur, e jo për ta shtuar.

Shishja e vajit që unë e mora zgjat 100 ditë. Një investim i vogël me të cilin fëmijët të falenderohen duke pasur shëndetin e mirë. 

2 comments

Leave a Reply

%d bloggers like this: