Jeta

Rutina e gjumit të natës

Prej largimit nga ushqyerja me gji natën e deri mbrëmë, mënyra e fjetjes së Qupit ka ndryshuar shumë. 

Në fillim, Qupi flinte në shtratin e saj tërë natën dhe i mjaftonte vetëm fakti që unë isha prezente në dhomë. Kohët e fundit, filloi të ndryshojë mënyra e fjetjes së Anikës, e kjo gjë më shqetësonte edhe mua, ngase filloi të flejë aty ku e zinte gjumi duke luajtur – madje edhe në dysheme!


E brengosur nga fitimi i shprehive të kqija të gjumit, sidomos në moshën 18+ ku fëmijët dinë të zhvillojnë shprehi të dëmshme për ta, fillova t’ia bëj një rutinë para gjumit: koha e darkës, veshja e pizhamave, larja e dhëmbëve dhe një libër para gjumit. Kur vinte koha e librit, Anika fillonte të qajë sepse e dinte se së shpejti është koha e shtratit dhe këtë e refuzonte. 

Këtu na erdhi në ndihmë delja Ewan the Dream Sheep, e cila tashmë është e njohur tek prindërit për magjinë që e bën. Isha shumë kurreshtare ta shoh se si po reagon Qupi në takimin e parë me Ewan – ajo i do kafshët shumë dhe për fat të mirë Ewan është një dele shumë simpatike që ka material të butë e të këndshëm në prekje. 

Në fillim i lashë pak kohë Anikës që të “njoftohet” me Ewan. Sa zgjatë kjo periudhë e njoftimin varet prej karakterit të fëmijës, por me tingujt e Ewan, Qupi u qetësua shpejt dhe pranoi të shtrihet për gjumin e natës. Për më tepër, kur u zgjua natën, asnjëherë nuk e mora në shtratin tim, siç kam bërë deri tani, por vetëm ia lëshoja muzikën e Ewan dhe Anika e vazhdonte gjumin në shtratin e saj. Madje e kam vërejtur se mbrëmë është zgjuar më rrallë. 

Drita e kuqe e Ewan, nuk pengon gjumin e fëmijës dhe ndihmon edhe si llambë e vogël nëse dëshiron ta shohësh a është çdo gjë në rregull me fëmijën në gjum (për nënat e obsesionuara me SIDS hahah). Drita dhe tingujt e Ewan janë opsional.

Për Qupin, Ewan e ka bërë magjinë e saj, kuptohet duke ia mbajtur edhe rutinën e zakonshme të gjumit. Për një gjumë të mirë të fëmijës, prindërit duhet të krijojnë një orar që ia bën me dije fëmijës se ka ardhur koha për shtrat. Tani Qupi në rutinën e saj para gjumit e ka edhe Ewan, që ka qenë një risi e këndshme si përmbyllje e aktiviteteve tona ditore! 🙂

Leave a Reply

%d bloggers like this: