Jeta Moda

❄ Detajet festive ❄

Kur afrohen festat e fundvitit, në çdo vend dua të shoh detaje festive. Në përgjithësi jam nga ata njerëz që kursejnë gjatë tërë vitit, por shpenzojnë shumë për fundvit vetëm që shtëpia të ketë atmosferë festive dhe ngrohtësi në stinën e ftohtë. 

Prandaj, ky post dhe poste tjera që do t’i shkruaj në vijim i dedikohen dekorit dhe recetave për festat e fundvitit.


Sot vendosa të shijoj borën me detajet festive që më disponojnë gjithmonë! E fillova ditën me një filxhan çaj mali dhe dy krekerë me oriz në vend të biskotave të ëmbla. 


Këtë filxhan, që vjen bashkë me çajnik, e gjeta në Coincasa Prishtinë. Aty e kombinova me mbulesën e gjatë të kuqe dhe mbulesën e vogël ngjyrë kremi me zemra. Gjithashtu mora një komplet salvetash me bredhin e Vitit të Ri, të cilat ma kujtuan kutinë time me salvetat që i koleksionoja në fëmijëri… 



Ishte një mëngjes që e shijova me mendime të bukura dhe duke bërë plane për 2018-tën. Kur ke para syve detaje të bukura dhe festive, mendimet e bukura vijnë shumë lehtë!

Leave a Reply

%d bloggers like this: