Jeta

Çfarë ka në çantën time (të bebes)

Prindër për herë të parë, që dalin në shëtitje me beben e tyre për herë të parë, gjithmonë e kanë problematike përgatitjen e çantës së bebes. Herë ndodh të vendosin shumë gjëra në të, e herë të harrojnë diçka (pas 18 muajsh, ende më ndodh të harroj diçka!), por këto janë gjërat esenciale që i marr për Qupin:

8431662408_a5b70c5b44_b

1. Pelena

5 pelena me vete, kudo që shkojmë brenda ditës. Pavarësisht a do të qëndrojmë 1 orë apo 5 orë, 5 është maksimumi i herëve që e ndërroj Qupin, kështu që kaq pelena Anika i ka gjithmonë në çantë, prej kur ka lindur e deri sot.

2. Salveta të lagura

Kur je jashtë shtëpisë me fëmijë, nuk mund t’ia ndërrosh pelenën pa salveta. Por, salvetat të duhen edhe në rast se fëmija prek ushqim me duar (dhe me fytyrë), e shumë shpesh të hyjnë në punë edhe për vete. S’ka salveta që pastrojnë më mirë se ato të bebeve!

3. Shtresa për ndërrim

Zakonisht të gjitha çantat e bebeve kanë në vete edhe një shtrese sfungjeri të hollë, që përdoret për ta shtrirë mbi të beben kur ia ndërron pelenën. Kjo është prej shpikjeve më të mira për bebe dhe unë e mbaj gjithmonë në çantën e Anikës.

4. Rroba shtesë

Për fat të mirë, rrobat për bebe kanë qëlluar të vogla (ndoshta për shkak se bebet janë të vogla) andaj një çantë e bebes i zë 2 palë geta, 2 palë pantallona (trenerka), 2 fanela të brendshme, 2 bluza, kapelë, çorape ekstra sa palë të duash, përparëse sa të duash, e çka ta dojë zemra! Unë gjithmonë i marr me vete nga 2 palë rezervë, sepse Anika është mjaft e talentuar në përlyerjen e rrobave, por nëse fëmija juaj nuk e ka aq të zhvilluar këtë talent, edhe nga 1 palë rezervë mjaftojnë.

5. Shishja e ujit

Shishen e ujit ia mbushi çdo herë plot Anikës para se të dal nga shtëpia dhe Anika e mban në dorë shumicën e koh♪7s. Por, kur nuk është në dorë të Qupit, shishja e ka vendin në çantë.

6. Lodra

Deri sa Anika i mbushi 12 muaj, në çantën e saj e mbaja nga një lodër të gomës për shkak të daljes së dhëmbëve. Tash, ia marr me vete ndonjë kukull, libër të hollë, ose çfarëdo lodre që i intereson Qupit, por edhe që është e lehtë dhe nuk ma rëndon çantën.

Çanta ime u mbush me këto 6 gjëra esenciale. Ndërkaq, opsionale është edhe ndonjë snack si p.sh. banane ose mollë dhe jemi të gatshme për aventura!

Në këtë link mund të shikoni edhe një video të çantës së bebes:  https://vimeo.com/happbrand/https://vimeo.com/happannahobo

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: