Jeta

Arsyet për ta dashur vjeshtën

Kur kam qenë në shkollë fillore, gati çdo vit jemi dashur ta shkruajmë hartimin e famshëm për vjeshtën – se si qyteti mbulohet me petkun e artë 😂.

Tani e kam kuptuar se vjeshta ka shumë më shumë se kaq, është shumë më e bukur se në hartimet tona klishe të shkollës fillore. Ndoshta Qupi, në të ardhmen si nxënëse do të shohë përtej petkut të artë dhe do ta shkruajë një hartim (më duket sot i thonë ese, e kush e di si do t’i thonë kur të jetë Qupi nxënëse – emrat i ndryshojnë por temat asnjëherë) më të bukur se unë. Sidoqoftë, bukuritë dhe të mirat e vjeshtës janë të pazëvendësueshme!

Vjeshta afron familjen

Përderisa pranvera dhe vera janë stinë të natyrës, për shëtitje në qytet ose pije të freskëta në oborr, vjeshta e ofron rehatinë e qëndrimit në shtëpi. Është koha kur e gjithë familja qëndron pasditeve në shtëpi dhe ngrohtësi si kjo nuk mund të gjesh as në mes të korrikut!të
Çaji i nxehtë

E kur qëndron në shtëpi, çaji i mentës, frutave ose i cejlonit që e përvlon gati secila shtëpi në Kosovë, nuk mund të mungojnë. Madje ky i fundit, përpos që mbledh familjen e ngushtë shpesh afron edhe familjarë më të largët për këtë lezet dhe ngrohtësi të vërtetë.

Kungulli i pjekur

Vjeshta nuk do të ishte kaq e mirë, nëse s’do të kishte kungull. I nxehtë nga furra, me mjaltë dhe kanellë mbi të, kungulli i ëmbël është deserti dhe parashujta më e mirë e vjeshtës… bashkë me 

Gështjenjat

Gështenjat, si të ziera, ashtu edhe të pjekura, janë magjia e vjeshtës! Fatmirësisht edhe gështenjat gjenden lehtë për t’u blerë te ne dhe kanë shumë vlera ushqyese – një arsye më shumë për të dashur vjeshtën!

Ëmbëlsirat me mollë e kanellë

Një arsye tjetër pse e dua vjeshtën, është aroma e mollës së pjekur me kanellë. Në këtë stinë mollët janë pemët kryesore, e të përgatisësh ëmbëlsirë me to, kjo e mirë s’ka fund!

Këto ishin për mua arsyet kryesore pse vjeshtën duhet shijuar deri në maksimum. E petku i artë që mbulon qytetin, mbetet përfundimisht bukuria më e vlefshme e vitit!

Përqafime të ngrohta vjeshtore,

Dea & Qupi

Leave a Reply

%d bloggers like this: