Jeta Parashujtat - Snacks Rita's Health Line Smoothies

Smoothies!

Smoothies! Janë mëngjesi dhe parashujta më e mirë të cilën mund ta konsumoni edhe në çdo kohë tjetër të ditës dhe zakonisht përgatiten në një minut. Këto receta të shijshme e të shëndetshme mund t’ju ndihmojnë të furnizoheni me nutrient pas një stërvitje, e gjithashtu mund t’i konsumoni për rritjen e sistemit tuaj imunitar se për t’ju dhënë energji duke përshpejtuar metabolizmin tuaj nëse i shtoni edhe fara dhe arra si: fara luledielli, kungulli, liri, chia, arra, bajame, etj. Smoothie-t kërkojnë vetem një pajisje (vetëm një blender) dhe, duke i mbajtur ato në një shishe të pijeve të ripërdorshme, mund të keni një vakt në minut.

Gati për të bërë një nga këto “shpikjet e ftohta” ? Unë kam grumbulluar disa nga recetat e mia të preferuara të shëndetshme, qoftë nëse doni të plotësoni një dëshirë për shije të ëmbël, detoksikim me pije të gjelbër ose të pini një pije me çokollatë, unë e di që do t’i pëlqeni këto receta.

Smoothie and grapefruit

Pjesa më e bukur e tyre është që mund t’i dekoroni përmbi me çfarëdo fruti ose fare/arre, dhe përpos pamjes, kjo do t’ia përmirësojë edhe shijen. Sigurisht që unë edhe Dea rekomandojmë përdorimin e ëmbëlsuesve natyral si mjaltin e papërpunuar, shurup vërtetë panje ose sheqer organik të kokosit për versione më të shëndetshme dhe për të marrë më shumë vlera ushqyese nga këto receta. Gjithashtu eliminoni qumështin e lopëve konvencionale dhe përdorni qumështin e kokosit, qumështin e bajameve ose qumështin e dhisë, ose zëvendësoni kripën e tryezës me kripë deti dhe zëvendësoni vajin vegjetal me vaj kokosi

“Green Detox

Mollë, kiwi, dardhë, spinaq, kastravec, mjaltë, xhenxhefil të freskët, akull (opsionale).

 

“Purple Rain”

Panxhar, karrote, dardhë, selino, rrush, xhenxhefil të freskët, ujë/akull.

 

“Hangover Hero”

Banane, xhenxhefil të freskët, shegë, fara chia, ujë kokosi, akull.

 

“Yellow sunshine”

Banane, ananas, lëng limoni, portokall, mango, mjaltë, akull.

 

“Post-workout”

Gjalpë kikiriku, kanellë, banane, jogurt/qumësht, akull.

 

“Breakfast in a glass”

Tërshërë, bajame, luleshtrydhe, jogurt/qumësht, fara chia.

 

“Think Pink”

Pjeshkë, fruta pylli, banane, vanilla, jogurt, akull.

 

“Coffee Kick”

Banane, qumësht, kafe, tershërë, mjaltë, kakao, kanellë.

 

“Mint Chocolate”

Çokollatë e zezë (ose kakao pluhur), qumësht, hurma, gjethe mente të freskëta, aromë vanille.

 

“Dreamy Nut”

Banane, tershërë, bajame, lajthi, arra indiane, qumësht bajamesh (ose qumësht normal), gjalpë kikiriku, mjaltë.

 

2017-10-31-099848694.jpg

Ju bëfshin mirë!

Leave a Reply

%d bloggers like this: