Për këtë Halloween, Qupi nuk është maskuar si diçka e frikshme. Qupi sot është Frida Kahlo – ikonë e artit, feminizmit dhe lirisë.
Frida ishte më shumë se artiste, ajo njihet në mbarë botën si gruaja me shpirtin e pathyeshëm, që as sëmundja dhe aftësitë e kufizuara nuk mund ta ndalnin!
Ishte një revolucionare që luftoi stereotipet gjinore dhe asnjëherë nuk e ndali zërin kundër padrejtësive.
Në këtë frymë ne po e rrisim Anikën – shpirt i lirë!