Shëndeti

Qupi vs Gripi

Kjo vjeshtë filloi mjaft ashpër, duke na sjellur gripin mua dhe Qupit. Si çdo nënë, edhe unë së pari mundohem ta shëroj bebin, e pastaj veten, por siç duket babi im ka të drejtë: pa u shëruar nëna, nuk shërohet as fëmija. 

Sidoqoftë, ne po bëjmë çmos që të shërohemi edhe përmes medikamenteve në kushte shtëpie, që mund t’i ndihmojnë edhe lexuesve të blogut:

  • Mjaltë (12muaj+)

Mjalti, kur është origjinal, është një nga ilaçet kryesore kundër gripit. Ky inflamator, megjithatë di të jetë edhe i fortë për organizëm prandaj 1-2 lugë të mesme në ditë mjaftojnë për ta kryer funksionin e vet shërues. 

  • Uji i qepës së zier

Një qepë (mundësisht e kuqe) lahet mirë, prehet në shenjën +  në mes (vetëm prerje, jo ndarje) dhe zihet për 5 minuta bashkë me lëkurë. Uji i qepës është antibiotik natyral që largon gripin sezonal. Unë ketij uji gjatë minutave të fundit ia shtoj pak kanellë si dezinfektues natyral dhe ngritës imuniteti, pak mjaltë dhe një mollë të prerë. Kjo e fundit, për t’ia larguar erën e rëndë qepës.

  • Qepa në dhomën e gjumit

Kur kam qenë e vogël, sa  i kisha hundët e zëna, nana ma vendoste një qepë të ndarë në katër pjesë afër shtratit tim. Kur zgjohesha në mëngjes, hundët nuk i kisha të zëna më! Sot unë në të njëjtën mënyrë veproj me Anikën dhe çdoherë qepa na ka ndihmuar për këtë problem. Qepa e ka këtë efekt ngase e pastron ajrin dhe thith të gjitha bakteriet e dëmshme. 

Në mëngjes ju sugjeroj ta hedhni qepën dhe të hapni dritaret e dhomës së fjetjes për ajrosje – era që vjen të nesërmen në dhomë ngjason me një tenxhere fasule të përgatitur një ditë më parë!

  • Çaj sherebele

Në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon mirë tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve. Për shkak të veprimit të vet antiseptik, përdoret në shërimin e aftit, erës së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame. Në Kosovë gjendet lehtë në shitje në markete dhe barnatore, ndërkaq në Shqipëri gjen edhe natyrale të paprocesuar, në treg, ngase në Shqipëri rritet kjo bimë shëruese!  🙂

  • Lëngjet e shtrydhura

Eshtë përmendur edhe në postimin e kaluar që lëngjet e shtrydhura posërisht ato që në përmbajtje kanë limon dhe rrepë, janë ndihmesë e madhe në luftën kundër gripit sezonal. Fundja, lëngjet pihen edhe për qejf – si preventivë.

  • Supa e pulës

Supa e pulës është dëshmuar se ndihmon në shërim nga gripi. Me perime si karrota, speci e domatja për Vitamin C , dhe pula e katundit e pasur me hekur e proteine, është diçka që duhet të konsumohet patjetër në këto ditë gripi.

Këto janë hapat kryesorë që unë i ndërmarr në raste të tilla. Natyrisht se gjithmonë jam në kontakt me mjeken dhe nuk lejoj që situata të më dalë duarsh, posaçërisht sa i përket shëndetit të Qupit. 

Shëndet për të gjitha bebushat! Edhe për nënat që shpesh harrojnë se duhet të mbrojnë edhe veten nga gripi 🙂 ❤

Leave a Reply

%d bloggers like this: