Jeta Llojet e dietave Plani ushqimor Rita's Health Line

DIETA E RITËS!

Rita e ka krijuar një dietë me të cilën mund t’i hash pothuajse të gjitha ushqimet dhe të humbasësh peshën e tepërt. Ky plan ushqimor është i pasur me shumë produkte ushqimore të cilat të ndihmojnë të dobësohesh duke mos u ndjerë gjithmonë pa energji, dhe duke mos ndjerë nevojën për të ngrënë gjëra të fërguara ose ushqime kalorike. Kjo dietë e pasur, dhe ky plan ushqimor ia vlen të ndjeket, pasi që njoh personalisht 2 persona që kanë pasur sukses me dobësim me DIETËN E RITËS!

Fundja, edhe nëse nuk keni nevojë për dietë, plani ushqimor i Ritës ka receta që ju japin ide se çfarë mund të gatuani për mëngjes/drekë/darkë.

Ushqimet e dietës:

Dieta duhet të përmbajë 75% yndyrë, 20% proteine dhe vetëm 5% karbohidrate. Kjo për shkak se trupi përdor yndyrnat e depozituara për të djegur kalori e për t’i kthyer në energji. Gjatë dietës duhet të pini shumë ujë dhe preferohen tableta që shkrihen me Magnezium për shkak që mund të ndjeheni pak të lodhura dhe siç quhet “Keto Flu” e cila vjen si rezulatat i ndryshimit të funskionit të metabolizmit tuaj. Pa merak, është kaluese

Çfarë mund të hani: FRUTA ( boronica, aronia, mjedra, dredhëza), MISH (të thatë viçi, pulë, peshk, fruta deti) VEZË, BYLMET (preferohet qumësht bajamesh si zëvendësim i atij të lopës, djathë krem, djathë i bardhë, kaçkavall, mozzarella), FARA E ARRA( arra, bajame, lajthi, fara luledielli, fara kungulli, susam), PERIME ( avokado, selino, kastravec, brokolli, lulelakër, lakër, karrota, domate, kungulleshka, speca, asparagus, spinaq, kërpudha, qepë, hudhër), VAJRA ( vaj ulliri, vaj liri, vaj kokosi) MELMESA (majdanoz, kopër, borzilok, trumzë,spec i kuq, turmerik ose shafran, oregano/rigon) PIJET (uje,uje me limon, çaj xhenxhefil, çaj i gjelbërt, kafe pa qumësht)

Çka nuk mund të hani: Bukë, Patate, Makarona, Sheqer, Supa të gatshme të marketit, ëmbelsues artificial, tërshërë, muesli, makiato, capuccino.

Nëse ju mungon sheqeri, mund  ta zëvendësoni vetëm me mjaltë që e dini që nuk ka sheqer dhe hurma.

Sa herë që pini kafe, është mirë t’ia shtoni një lugë të vogël vaj kokosi.

PLANI USHQIMOR I DIETËS

  • E HËNË :
    Mëngjesi – Çaj të gjelbërt pa sheqer, omlet me përshute, djathe. ( Mos u habitni, PA BUKË)
    Para drekës – arra, fara luledielli, bajame, lajthi
    Dreka – Sallatë e gjelbërt, domate, kastraveca, parmezan, fara të lirit të bluara, susam, vaj ulliri, uthull, kripë, piper
    Para darkës – çaj ose kafe pa sheqer / boronica me jogurt
    Darka– Mish të pulës të fërguar, sallatë.
  • E MARTË:
    Mëngjesi – smoothie me boronica ose fruta pylli të ngrira (pasi në këtë sezonë nuk gjejmë freskëta), jogurt, fara liri të bluara, 1 lugë e mesme vaj kokosi, kanellë, arra.
    Sallate e pulës (mos u habitni, nëse porositni diku e merrni PA SOS)
    Dreka– Fritatta (perime të prera, i fërgon pak dhe i vendos në tepsi të vogël, i shton 3-4 vezë të rrahura me kaçkavall dhe melmesa, edhe i vendos në furrë në temperature të ulët derisa merr pamjen e ngjashme me piten)
    Para darkës – molla të pjekura në furrë me cimet
    Darka – Sallatë Rukolla me djathë, arra dhe vaj ulliri
  • E MËRKURË:
    Mëngjesi – 1 supë brokolli (JO E BLERË) +  sallatë me vezë të ziera, avokado, djathë
    Para drekës – fara kungulli, lajthi, fara luledielli
    Dreka – Perime në furrë (kungulleshka, domate, qepë, hudhër, lulelakër, speca) + mish (biftek ose të zier në shtëpi).
    Para Darkës – çaj i gjelbërt, kafe.
    Darka – Sallatë me rukolla dhe pak mish që mbetet nga dreka me parmezan e vaj ulliri
  • E ENJTE:
    Mëngjesi – smoothie me boronica ose fruta pylli të ngrira (pasi në këtë sezonë nuk gjejmë freskëta), jogurt, fara liri të bluara, 1 lugë e mesme vaj kokosi, kanellë, arra. Sallatë e lakrave, vezë në sy
    Para drekës – arra, bajame
    Dreka – Peshk me sallatë brokolli e lulelakër me melmesa
    Darka – Sallatë Ajsberg, avokado, mish pule, pak majonez, kaçkavall (si tortilla bëhet, por në vend të petës, i mbështjellni me fletën e sallatës)
  • E PREMTE:
    Mëngjesi – vezë me djathë, të përziera me melmesa, proshutë, domate, kastraveca
    Para drekës – çaj, kafe ose jogurt me fruta pylli dhe lajthi
    Dreka – Mish i bardhë, kërpudha me qepë, brokolli, fasule të kuqe.
    Para darkës – selino e karrota të prera me pak majonez
    Darka – Sallatë Rukolla me avokado, djathë, vaj ulliri, uthull.
  • E SHTUNË:
    Mëngjesi – smoothie me boronica ose fruta pylli të ngrira (pasi në këtë sezonë nuk gjejmë freskëta), jogurt, fara liri të bluara, 1 lugë e mesme vaj kokosi, kanellë, arra. Vezë në sy me djathë.
    Para drekës – arra, fara
    Dreka – Oriz integral, Mish, Sallatë e lakrave.
    Para darkës – çaj të gjelbërt, kafe, fruta me arra e fara
    Darka – Kungulleshka të prera hollë në furrë me mëlmesa dhe parmezan, sallatë e gjelbërt me kastraveca, pak majonez, kripë, piper, vaj ulliri, uthull.
  • E DIEL:
    Mëngjesi – kafe amerikane me 1 lugë të vogël vaj kokosi.
    Vezë me avokado e djathë.
    Dreka – Sallatë me karkaleca/fruta deti ose peshk, sipas mundësisë.
    Para Darkës – rrepë të kuqe dhe karrota në rende me lëngun e 1/2 limoni
    Darka – Çofte ose 1 pleskavicë me sallatë t]ë lakrave.

Prej listës së ushqimeve në fillim që e keni, mund të improvizoni edhe dreka të tjera që ju pëlqejnë. Gjatë ditës mund të pini më shumë kafe ose çaj të gjelbërt, edhe pse në plan shkruan vetëm 1x në ditë.

Ju bëftë mirë!

RITA <3

Leave a Reply

%d bloggers like this: