Jeta Shëndeti

Tërshërë kokërr e zier (+receta)

Tërshëra është një drith që për fat të mirë kultivohet tek ne dhe mund ta gjejmë në treg edhe si kokërr të papërpunuar, e jo vetëm “oat flakes” që gjenden në pothuajse secilin dyqan ushqimor. Dallimi në mes të tërshërës “kokërr” ose të papërpunuar dhe fluskave të tërshërës (oat flakes) është se kur këto të fundit përpunohen për t’u bërë fluska, humbasin pothuajse të gjitha materiet ushqyese.

2017-10-20 10698826397..jpg

E pasur me magnez, hekur, zink, vitamin B1, vitamin B5 dhe fibra e antioksidante, parandalon shumë sëmundje dhe ndihmon në rritjen e fëmijëve të shëndetshëm 🙂 Për më tepër njihet si ushqim që parandalon astmën tek fëmijët. Unë në treg në Shkup kam gjetur tërshërë të papërpunuar, por jam informuar se edhe në Kosovë mund të gjendet lehtë në tregjet e perimeve, ku shiten drithërat tjera si gruri dhe misri.

Receta

Për një gotë tërshërë, vendosen 3 gota ujë, dhe lihet një herë të vlojë në temperaturë të lartë, e pas valës së parë, ulet temperatura në minimum dhe mbyllet tenxherja me kapak.

Zihet për rreth 1 orë, dhe në këtë mënyrë preferohet për fëmijë të moshës mbi 18 muaj, pasi që kokrrat mbesin ende pak të forta. Për të fituar një masë më të butë dhe më të qullët, shtoni më shumë ujë dhe leni të zihet më gjatë.

2017-10-20-10627787281.jpg

Pas zierjes, unë i shtova qumësht, mjaltë dhe kanellë – recetë që ia vlen!

 

1 comment

Leave a Reply

%d bloggers like this: