Llojet e dietave Rita's Health Line

Ndikimi i përbërjes së ushqimeve në shëndetin e njeriut

“Ha më shumë nga të duhurat, më pak nga të gabuarat, dhe do të jetoni më gjatë.”

-Fondi Botëror I Hulumtimit të Kancerit (WCRF) dhe Instituti Amerikan për Hulumtimin e Kancerit (AICR) kanë vlerësuar se rreth 34% të kancereve të rëndomta, dhe deri në 70% të disa kancereve duke përfshirë atë ezofagal dhe endometrial, mund të parndalohen nëse ushqimi, aktiviteti fizik, dhe trashësia trupore janë të përshtatshme (WCRF/AICR, 2007).

-Përberësit kryesorë të ushqimit janë: karbohidratet, yndyrërat, mineralet, proteinat, vitaminat, fibrat jo të tretshme dhe uji. Energjia prodhohet nga metabolizmi i karbohidrateve, yndyrërave, proteinave në tepricë dhe alkoolit.

  • Ndikimi i yndyrërave ushqimore

Në gjysmën e pare të shekullit te njëzet, studimet nga Tannenbaum dhe kolegët e tijë kanë treguar se dietat të pasura me shumë yndyrëra mundë të promovojnë ritjen e kancerit tek shtazët. Tek njerëzit ky fakt është më kompleks, sepse hyjnë dhe shumë faktorë të tjerë, këtu mund ta përmendim faktin se tek kanceri i gjirit në disa studime tek femrat para menopauzës (26 deri 46 vjet), është vërejtur se dietat e pasura me yndyrëra shtazore sidomos mishit të kuq dhe atyre qumështore mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit premenopauzal. Rreziku edhe më i madh është vërejtur në konsumimin e këtyre produkteve në adoleshencë. Të njejtën gjë nuk mund ta themi per mosha postmenopauzale, sepse tek këto ndryshimi ka qenë i vogël pothuajse i papërfillshëm. Tek këta faktorë hynë dhe lloji i yndyrërave të konsumuara si dhe vendi në të cilin jetojnë. Relativisht raste më të vogla të kancerit të gjirit janë vërejtur në Evropën Jugore, ku është përdorur vaji i ullirit si vaj bazë.

Në bazë të disa studimevr në vende të ndryshme të botës dhe disa studimeve në shtazë në lidhje me kacerin e zorrëve është krijuar një hipotezë se ushqimet e pasura me shumë yndyrëra rrisin ekskretimin e acideve biliare, të cilat mund të konvertohen në kancerogjene ose nxitëse. Prej yndyrërave të cilat dyshohet se ndikojnë në kancerin e zorrëve është konsumimi i tepert i mishit të kuq.

Në lidhje me kancerin e prostatës është vërejtur se prej yndyrërave të cilat mundë të risin rezikun nga kjo sëmundje, janë yndyrërat e ngopura (saturuara) dhe jo llojet tjera.

  • Karbohidratet

Supozohet se forma të ndryshme të karbohidrateve rrisin rezikun nga kanceri, duke shkaktuar pas shujtave ngritje të koncetrimit të glukozës në gjak dhe të insulinës qarkulluese. Ndikime janë vërejtur tek kanceri i zorrëve, kanceri i pankreasit dhe ai endometrial.

  • Proteinat

Deri më tani nuk është vërejtur ndonjë lidhje në mes të konsumimit të lartë të proteinave, të paktën në moshat madhore, dhe llojeve të ndryshme të kancerit.

  • Fibrat dietike

Interesimi për fibrat dietike ka filluar pas vrojtimit të shkallës së ulët të kancerit të zorrëve në disa zona të Afrikës ku konsumimi i fibrave ka qenë i lartë. Supozohet se fibrat parandalojnë përthithjen e karcinogjeneve nga ngarkesa e zorrëve dhe përshpejtonë kalimin e tyre, gjithashtu supozohet se fibrat munf të veprojnë duke lidhur në vete substancat karcinogjene, ndryshojnë florën e zorrëve apo reduktojnë pH-në.

  • Vitaminat dhe mineralet

Kalciumi është vërtetuar që ta ulë rrezikun nga kanceri kolorektal duke u lidhur për toksinat sekondare të acidit biliar dhe acideve yndyrore të jonizuara për të formuar sapune të patretëshme në lumenin e zorrëve, ose duke reduktuar direct proliferimin, stimuluar diferencimin dhe indukimin e apoptozës në mukozën e zorrëve.

Në kontrast me kancerin e zorrëve, konsumi i tepërt i kalciumit lidhet me rritjen e rrezikut total të kancerit të prostates.

Interesim ka dhe per lidhjen e konsumit të vitaminës D, folateve, vitaminës C dhe E, si dhe Seleniumit, me zvogëlimin e rrezikut te disa llojeve të kancerit.

Si përfundim mund të themi se ushqimi ka rol si në zvogëlimin, ashtu edhe në rritjen e rrezikut nga sëmundje të ndryshme.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: