Jeta

Gjumi i fëmijës

Nëna i ka dy gëzime: një kur fle fëmija, e tjetrin kur të zgjohet! 

Të shumta janë momentet kur lutem që të vijë sa më shpejt ky gëzimi i parë, jo vetëm për t’u siguruar që Qupi merr kohën e nevojshme të gjumit, por edhe për të pasur pak kohë pushimi për vete. Dhe nuk kalon as gjysmë ore kur fillon të më duket se ka fjetur shumë moti dhe shkoj shpejt në dhomë të shoh mos e ka shumë nxehtë apo ftohtë (apo mos ka hyrë ndonjë shqiponjë dhe e ka grabitur, por kjo është vetëm imagjinata e një nëne të shqetësuar). 

Shpeshherë e kam pyetur veten: a fle mjaftueshëm Qupi? Deri kur i ka mbushur 6 muaj, Anika ka fjetur vetëm në karrocë dhe në gji, shprehi mjaft e mundimshme për nënat. Kur Anika i mbushi 6 muaj, unë e fillova punën dhe kujdestarja e Anikës e solli një djep nga shtëpia e saj në mënyrë që Qupi të flejë gjatë ditës edhe pa mua. Në fillim kam qenë kundër djepit, pastaj e pashë se argumentet më të forta në internet dëshmojnë se nuk ka efekte anësore nga djepi. Për më tepër, si u rritën gjenerata të tëra te ne? Me djep pra 🙂 
Me kujdestaren e saj, në djep, Anika flinte 2 herë në ditë nga 1 orë e gjysmë, ndërsa natën flinte në shtrat diku rreth 11 orë, duke u zgjuar për të pirë çdo 2 orë. Orarin e gjumit të parë të ditës e kishte prej 9:30-11:00, ndërsa për gjumin e dytë 13:30-15:00. Natën flinte në 20:30 për t’u zgjuar përfundimisht rreth orës 07:00.

Kur filloi kopshtin, Qupi e la djepin dhe ka filluar të mësohet të flejë vetëm në shtrat. Për këtë gjë kopshti i ndihmon shumë, ngase mëson duke i parë fëmijët tjerë. Dhe unë më nuk kam nevojë të bëj ushtrime muskujsh duke përkundur djepin.
Tani Qupi i ka 18 muaj dhe fle vetëm një herë në ditë, nga 2 orë rreth orës 12:00-14:00 dhe natën fle rreth 11 orë me orar të njëjtë por pa u zgjuar fare nga gjumi pasi që tani nuk pi më gji. 

Sikurse të rriturit, edhe fëmijët mund të kenë nevoja të ndryshme edhe sa i përket gjumit. Orari që i është përshtatur Anikës mund të mos i përshtatet një fëmije tjetër, megjithatë të njëjtin orar e kam hasur edhe në disa uebfaqe për bebe dhe më ka ndihmuar sado pak në pyetjet e mija lidhur me orarin e gjumit tek bebet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: