Ditar Jeta

Të kryesh fakultetin si nënë

Kur mbeta shtatzënë me Qupin, isha absolvente dhe i kisha vetëm edhe dy provime për të diplomuar në afatin e shtatorit. Shtatori më gjeti me mundime të shtatzënisë dhe këto dy provime m’i morën edhe dy vite të tjera duke e pritur kohën e duhur për të diplomuar.

Gjatë muajve të parë si nënë fakultetin as që e kisha në mendje, sepse çdo preokupim i imi kishte të bëjë me Anikën. Pastaj e fillova punën e re, ndërkaq kërkesat e Qupit filluan të shtohen, e koha ime e lirë për t’u përgatitur për provime vetëm sa pakësohej. Ndonëse gjatë këtyre dy vjetëve unë nuk kam diplomuar, kam kuptuar diçka që ndoshta po ta kisha diplomën nuk do ta mësoja!

 

Pyetjet e të afërmve ‘a diplomove?’ janë më të mundimshme se sa rritja e fëmijës

Familjarët dhe miqtë e ngushtë janë ata që me zemër interesohen për jetën tënde dhe bashkëndjejnë çdo hall me ty. Por, përgjigja ‘ende jo’ është aq e keqe sa që të shtyn të fillosh menjëherë të mësosh për provim. Kjo e fundit qenka edhe e mira e kësaj pyetje të mundimshme me përgjigje negative.

Është e vështirë, por do t’ia dalësh!

Fundja, zgjidhje tjetër nuk ke. Është e vërtetë që në ditët e sotme diploma nuk të garanton asgjë, por edhe të jesh pa diplomë bachelor nuk ka arsye. Të kryesh fakultetin përderisa je nënë duke rritur një fëmijë dhe duke punuar në të njëjtën kohë është e vështirë dhe dërmuese, por në fund të fundit e di se kjo do të jetë e arritur e jotja, sukses me të cilin do të mburresh dhe do të jesh shembull për fëmijët tu!

img_20170921_085104_1162115443353.jpg

Unë tani përveç angazhimeve tjera, më duhet të përgatitem për provimin e fundit – që do të jetë angazhimi im kryesor për këtë muaj. Shpresoj ta kryej me sukses dhe kjo të mbetet vetëm një sfidë e së kaluarës, e cila më ka bërë më të fortë. 🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: