Jeta Ushqimi

Një darkë e lehtë dhe e shëndetshme

Ushqimi më i preferuar i shumicës së fëmijëve për darkë është kombinimi i keksave me qumësht. POR, keksat e zakonshëm fatkeqësisht janë të dëmshme për shëndet, duke qenë se përmbajnë shumë sheqer dhe yndyrna prandaj unë Anikës ia përgatis shumë rrallë!

Në kërkim të produkteve të shëndetshme që shiten në tregun tonë, unë i gjeta keksat e bluar nga MELI dhe i mora menjëherë për Qupin. Për darkë i shtova qumësht lope, sikur keksave të zakonshëm dhe Anika e fshiu tërë pjatën 🙂

Meli është një nga drithërat më të shëndetshme, që në shije është pak më i butë se misri, ndërkaq parandalon sëmundjet si diabetin, kancerin, astmën tek fëmijët, rregullon sistemin e tretjes dhe lufton kërpurdhat në organizëm.

I pasur me vitaminën B, kalcium, hekur, zink, magnez dhe fibra, meli është zgjidhja perfekte për t’i ushqyer fëmijët!
Keksat e bluar të melit unë i gjeta në dyqanin FAVEDA ne Bregun e Diellit në Prishtinë, afër Sallës 1 Tetori, ku kishte shumë opsione të shëndetshme me çmime të lira për tërë familjen.

Ndërkaq, unë do të vazhdoj të përgatis receta tjera me mel dhe do t’i ndaj në blog.

Leave a Reply

%d bloggers like this: