Jeta Moda

Kujdesi për lëkurën pas lindjes

Pas lindjes, foshnja zë vendin dhe vëmendjen më të madhe, duke e lënë nënën pa gjumë dhe pa ushqim e hidratim të mjaftueshëm – sidomos për nënat gjidhënëse. 

Këto ndryshime tek unë janë manifestuar më së shumti në lëkurë. Sado që mundohesha të pi shumë ujë dhe të konsumoj ushqim të pasur me vitamina, lëkura ime ishte e thatë dhe tejet të ndjeshme, deri sa zbulova produktin e Milk lovers të PUPA Milano.

Kohët e fundit po flitet shumë për dobitë e qumështit bimor, si të orizit, tërshërës, bajameve, etj. prandaj vendosa ta provoj një produkt kozmetike që në përmbajtje ka njërin nga këta lloje të qumështit dhe rezultati ishte ashtu siç e kam pritur!

Lëkura ime e thatë reagoi shumë mirë qysh prej përdorimit të parë të qumështit për dush dhe të qumështit për lëkurë, prandaj po ndjehem e lirë t’ua rekomandoj të gjitha lexueseve të blogut tim këtë produkt të PUPA Milano.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: