Jeta Ushqimi

Pasditet tona në Cup o’ Tea

Një prej gjërave që unë dhe Qupi i kemi të përbashkëta është dëshira për të kaluar kohë në qytet, herë duke shëtitur në Sheshin Nëna Terezë, e herë në ndonjë lokal që na përshtatet shijeve të të dyjave. Për këtë të fundit, lokali “Cup o’ Tea” i hapur rishtazi në qendër të Prishtinës ka qenë stacioni ynë kryesor.

image-0-02-05-c5de504d0e3fc0154fefbb4f4fe55bb6b7936138bffcb3581840bebc6f0dc96a-V

Në menynë e gjatë me lloje të ndryshme të çajërave, unë më së shumti e preferoj çajin e trëndafilit rozë, ndërsa Qupi çdo herë ka një ujë dhe një muffin me çokollatë të cilin e ndajmë përgjysmë. Edhe pse mundohem që Anikën ta ushqej me sa më pak sheqerna, këtij muffini nuk mund t’i rezitoj!

Pasi që jam ende duke u munduar t’i humbas kilogramët e tepërt pas lindjes, shpesh herë e porosis çajin detox, ose çajin e gjelbër, pasi që të dyjat ndihmojnë në këtë aspekt dhe për më tepër, në Cup o’ Tea janë produkte organike.

image-0-02-04-e4564ac622abc12e5744a8ba42214f04a4ed430f625b7ba12b8a0916d2452374-V

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: