Aventurat e Qupit Jeta

Qupi zbulon botën!

Në vitin e parë të jetës, fëmija hulumton botën që e rrethon. Çdo gjë i intereson dhe mund të kalojë minuta të tërë duke e shikuar një top që kërcen mbi tokë disa herë. Për ne, kjo gjë është sa e thjeshtë, aq e mërzitshme, por për fëmijën do të thotë mësim i ri në këtë proces zhvillimi të pandërprerë.

Jam munduar që ta nxis Qupin të jetë fëmijë që i do njerëzit, kafshët, natyrën, që e do lëvizjen… dhe në fakt ia kam arritur – Anika tani është një vajzë shumë energjike dhe që gjithmonë dëshiron të bëjmë ndonjë aktivitet jashtë shtëpisë. Përderisa kur jemi në shtëpi, Qupi preferon të luajmë fshehurazi, jashtë ajo ka dëshirë që të luajmë me top, të shëtisim posaçërisht në vendet ku nuk kemi qenë më parë, ose të luajmë me (lexo: ndjekim) ndonjë qen ose mace rrugëve të Prishtinës.

IMG_20170604_120207_351

Gjatë kësaj pranverë/vere kemi shëtitur shpesh edhe jashtë Prishtinës, dhe e kemi parë se Qupi kënaqet shumë në ambientet e reja – më shumë hapësirë për të hulumtuar!

IMG_20170520_095848_232

Duke qenë se edhe vetë tërë kohën jam në lëvizje, duke u munduar ta shijoj çdo moment dhe çdo ambient të mundshëm, më është përshtatur mjaft mirë natyra e tillë e Qupit. Nuk mund të kërkoj asgjë më shumë se kaq, më mbetet vetëm të planifikoj edhe sa më shumë udhëtime tjera bashkë me Qupin, të gatshme për aventurat e radhës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: