Shëndeti Ushqimi

Ushqimi i Qupit 4-18 muaj

Kur Qupi i mbushi 4 muaj, tashmë ia kishim marrë dorën gjirit. Ajo po shtonte peshë për mrekulli dhe çdo gjë ishte e thjeshtë dhe e bukur… deri në momentin kur u desh të fillojmë me ushqim. E atëherë çdo gjë u bë e ndërlikuar dhe e bukur!

Si çdo gjë tjetër me fëmijën e parë, të ushqyerit e Anikës në fillim ishte një proces i vështirë dhe mjaft stresues. Për të gjitha nënat që po kalojnë tani këtë fazë, jam me ju sepse kam qenë në të njëjtën pozitë si ju! Ndjenja e pritjes mos ka ndonjë reaksion/alergji ushqimi i ri në organizëm të fëmijës, pastaj frika mos i mbetet ushqimi në fyt (gjë që ndodh shpesh), të gjitha janë ankthe të vogla që ndikojnë keq tek  nënat e lodhura e pa gjumë, por duhet t’i themi vetes JE E FORTË DHE MUND TA BËSH KËTË!  Po kthehem prapa një vit, dhe po ia kujtoj vetes dhe juve përvojën time me Qupin dhe ushqimin e saj prej kur mbushi 4 muaj e deri në ditën e sotme:

4-6 muaj

Ushqimi i parë që ia përgatita Qupit ishte karrota e zier dhe e shtypur. Qupi njihet si një fëmijë me oreks të madh dhe padyshim se shija e karrotës i pëlqeu shumë. Në fillim i hëngri  rreth 5-lugë të mesme, aq sa edhe pritet të hanë foshnjat fillimisht. Unë caktova orar për ushqimin e Anikës dhe ushqim i jepja një herë në ditë, rreth orës 12:00.

Gjërat u komplikuan kur Qupit nuk i pëlqeu shija e mollës

Me bindjen se Anika do ta hajë mollën pa problem, ia zieva një gjysmë molle në avull, e shtypa mollën e zier plot dashuri, dhe ia dhashë Qupit për ta ngrënë. Ajo filloi të qajë. Në atë moment, e kuptova si ndjehen të gjitha nënat që rrisin fëmijë me mungesë oreksi.

Por, fatmirësisht kisha lexuar diku që një fëmije kur nuk i pëlqen një ushqim duhet t’ia japësh deri në 16-herë të njëjtin, në mënyrë që të fillojë ta hajë. Jo se jam ndonjë nutricioniste  (jam dramaturge përndryshe) por sigurt kjo ka të bëjë me kohën që i nevojitet organizmit t’i fitojë enzimet e ushqimit të ri. Kështu, unë pas herës së 9-të që i dhashë mollë Qupit, filloi t’i pëlqejnë mollat. Një zot e di se ç’ka hequr Qupi ato 9-të herë, por me rëndësi është që Anika tani e han ushqimin më të shëndetshëm! Në këtë periudhë, Qupi ka provuar nga pak prej: karrotës, mollës, dardhës, patates, e orizit. Jo më shumë se kaq, sepse kjo periudhë është vetëm faza e njoftimit me ushqim.

6-12 muaj

Duke lexuar artikuj të ndryshëm në internet, vazhdova të ushqej Anikën me drithëra si oriz të zier, mel të zier, miell misri të zier (kaçamak), tërshërë të zier dhe hikëror – një bimë që njihet si farë por përgatitet dhe konsumohet si lloj drithi, e që preferohet për ngrënie sidomos gjatë muajve të dimrit, për shkak të dobive që i sjell organizmit. Ndërsa prej pemëve e perimeve, deri në 12 muaj Qupi i ka ngrënë të gjitha që gjenden në tregun e Kosovës, me përjashtim të: qepëve, hudhrave, preshit, domateve dhe frutave të malit.

12-18 muaj

Anika tani 16 muaj dhe ushqimi i saj është i njëjti si për tërë shtëpinë – çlirim i madh prej zierjeve dhe shtypjeve me blender! Ushqimet më të preferuara të Anikës janë: vezët e katunit, kaçamaku, pjeshkat, pitja me spinaq dhe tava me perime e mish qengji. Po mundohem të mos i jap ëmbëlsira dhe ushqime të konservuara, edhe pse ëmbëlsirat janë gjithashtu të preferuarat e Anikës.

Jam e bindur se njeriu në fëmijëri i fiton shprehitë për gjithë jetën, kështu që gjëja  e duhur është t’i ushqejmë shëndetshëm fëmijët, në mënyrë që të vazhdojë një jetë të shëndetshme. Nuk është vështirë t’ia zgjedhësh dhe t’ia përgatisësh ushqimin cilësor fëmijës tënd edhe nëse je nënë që punon. Unë jam kthyer në punë kur Qupi mbushi 6-muaj.  Para se të fillojë të shkojë në kopsht, Qupi ka qëndruar në shtëpi me kujdestare. Në këtë kohë, sa i përket ushqimit, detyrë  e kujdestares ka qenë vetëm përgatitja e një peme që Anika e ka ngrënë në mes të shujtave.  Unë ia kam përgatitur mëngjesin një natë më herët dhe ia kam lënë në frigorifer deri të nesërmen, ndërsa drekën ia kam përgatitur në mëngjes herët para se të nisem në punë. Vërtetë është lodhje dhe kërkon përkushtim. Por nëse unë ia kam dalur, çdo nënë mund ta bëjë këtë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: