Shëndeti Ushqimi

Ushqimi gjatë gjidhënies

Faktori më i rëndësishëm për rritjen e prodhimit të qumështit të gjirit është ushqimi që nëna e konsumon. Ekziston një mit se konsumimi i shpeshtë i ëmbëlsirave/sheqerit e shton qumështin e gjirit. Sado e vërtetë të jetë kjo gjë, sheqeri është ushqimi më i dëmshëm dhe duhet të evitohet nga të gjithë, e veçanërisht nënat gjidhënëse dhe fëmijët.

Sheqeri, ndër të tjera, pengon absorbimin e kalciumit në organizëm. E në fakt kalciumi është materia ushqyese që nevojitet më së shumti gjatë kësaj periudhe. Kalciumi është i nevojshëm në forcimin e eshtrave të nënës dhe fëmijës, si dhe ekzistojnë fakte mbi shtimin e qumështit të gjirit me shtimin e konsumimit të kalciumit. Për më tepër, kalciumi njihet si ‘stabilizues’ i hormoneve – gjë tejet e nevojshme tek gratë pas nëntë muaj shtatëzënie. Pra, për qumësht të shëndetshëm dhe për të humbur sa më pak materie ushqyese nga organizmi juaj gjatë gjidhënies, thuajini JO sheqerit dhe konsumoni sa më SHUMË ushqime të pasura me kalcium.

Gjithashtu, për shtim të prodhimit të qumështit dhe për të qenë edhe vetë një nënë e shëndetshme. shtoni konsumimin e ushqimeve të pasura me proteina. Më poshtë e keni një listë bazuar në disa burime të ndryshme (të verifikuara nga nutriocionistë botërorë) lidhur me ushqimet që duhet konsumuar më së shumti në fund të shtatëzënisë dhe gjatë muajve të gjidhënies:

  • Vezë
  • Mish viçi
  • Mish pule
  • Peshk
  • Thjerrëza (supë me thjerrëza është zgjedhje perfekte pasur me proteine!)
  • Fasule (të pasura me proteine, por gjatë tre-mujorit të parë të foshnjës thuhet se i shkakton gazëra dhe kolik)
  • Çiçra (duken si leblebi të mëdha dhe gjenden në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë pa problem. Varësisht prej prodhuesit mund t’i gjeni me dy emra, në anglisht quhen Chickpeas dhe italisht Ceci)
  • Susam (i pasur me kalcium. Mund ta konsumoni edhe si pastë susami me emrin Tahin.)
  • Djathë dhe produkte bylmeti (kujdes yndyrën)
  • Drithëra si tërshëra, misri dhe elbi (prandaj gjyshet tona thonë të pimë Bozë për gji – për shkak se përmban Elb)
  • Qepë (megjithëse edhe këto, si fasulet, shkaktojnë kolik tek foshnja)

Konsumimi i sherebeles është dëshmuar se pakëson qumështin e gjirit, prandaj konsumohet si çaj nga nënat që dëshirojnë t’i largojnë fëmijët nga gjiri. Ndërkaq, për thënien se hudra pakëson gjirin, është vërtetuar se nuk qëndron.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: