Jeta

Instinkti i nënës

Lindja e Anikës ka qenë përvoja më e bukur e jetës sime. Sot, kur e mendoj shtatzëninë, më duket se kanë qenë ditët e mija më të mira. (E në fakt nuk është krejtësisht e vërtetë, duke qenë se në njërën prej këtyre ditëve unë e humba nënën time, por për këtë ditë të trishtë të shtatzënisë sime do të shkruaj një herë tjetër).

Asnjëherë nuk kam qenë tip i lidhur me fëmijët. Ata që më njohin e dinë se nuk kam pasur kurrë durim për të kaluar kohë me fëmijët e familje. Për dallim prej motrës sime, unë asnjëherë nuk kam qenë ‘teta’ e preferuar e ndonjë fëmije. Por, pavarësisht këtij fakti, e pavarësisht shokut që pësova kur e kuptova që jam shtatzënë, qysh prej muajit të parë të shtatëzënisë, gjërat filluan të ndryshojnë për të mirë. Fillova t’iu kushtoj më shumë rëndësi fëmijëve të familjes, u bëra e ndjeshme, tejet e kujdesshme në ushqim,  mundohesha maksimalisht të eliminoj stresin…  e nuk duhet harruar gjithë atë literaturë për nënat/shtatzënat dhe fëmijët. Me gjithë këto ndryshime nga jeta e një vajze ‘pothuajse të shkujdesur’ në jetën një nëne të ardhshme ‘pothuajse perfekte’, sërish diçka po më mungonte.

Sa i përket përgatitjes për ardhjen e bebes, dukej se çdo gjë është në vijë.  Nëse i tregoja dikujt që e kam një ndjenjë thuajse diçka nuk është në rregul, do të më thonin se e kam nga stresi, ose se secila shtatzënë kështu ndjehet. Duke dashur ta qetësoj veten, fillova t’ju besoj këtyre versioneve dhe me të vërtetë u ndjeva më mirë. Fazë që zgjati deri në momentin kur e befasova edhe veten duke kërkuar në Google: “Çka nëse nuk të vjen instinkti i nënës?”. Më në fund e kisha gjetur pjesën e mbetur të enigmës, që në fakt kishte qenë pyetje e një enigme tjetër në vete. Ende nuk më kishte ardhur ai farë instinkti. E çka ë po priste, fillimisht të bëhem nënë e pastaj të fitoj instinktin? Pikërisht kjo gjë po ndodhte dhe ishte më se normale që gratë të fitojnë instiktin e nënës vetëm në momentin e takimit me fëmijën e tyre. Jemi mësuar të mendojmë se të gjitha femrat lindin me instinktin e nënës, prandaj edhe vajzat luajnë me kukulla që i bëjnë si bebe, e natyrisht se kur mbeten shtatzënë e kanë të lehtë ballafaqimin me realitetin e ri për shkak të instinktit. Por, paska femra qe nuk po lindkan me këtë instinkt – unë jam një prej tyre.

Instinkti i nënës nuk ka qenë tek unë prej fillimit, megjithatë ka ardhur ne kohën e duhur.  Në momentin kur e pashë Anikën, ndjeva më në fund instinktin e nënës. Në momentin kur e pashë Anikën unë e preka qiellin! Gjithë ai stres, ajo brengë  e madhe pa arsye. Me erdhi instinkti dhe më dukej si gjëja më e natyrshme ndonjëherë, por çuditërisht më as që e kisha me rëndësi këtë gjë, se tani e kisha Qupin tim dhe asgjë tjetër nuk ishte me rëndësi më.

Për mendimin tim, 3 gjërat më kryesore për rritjen e mirëfilltë të një fëmije janë: dashuria, logjika e shëndoshë dhe instinkti i nënës që heret apo vonë, gjithmonë të vjen në ndihmë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s